Si te nderrojme bebelinen e femijes?

0 0

Kryesisht gjatë ditëve të para pas lindjes, fëmija duhet të ndërrohet dhe të lahet shpesh, kjo pasi ai defekon më shumë se ditët e tjera.
Si duhet ta lajmë fëmijën?
Pasi ja kini hequr fëmijës bebelinën e papastër mund ta lani atë në lavaman në mënyrë që uji të jetë i rrjedhshëm, duke e mbështetur mirë në krahun tuaj, me barkun poshtë. Fëmija duhet larë me anën e një detergjenti për bebe, dhe më pas ta shplani me ujë të vakët. Sigurisht që vajzat duhet të lahen nga para mbrapa dhe jo anasjelltas.
Po letrat e lagura?
Nuk do t’jua këshillonim, megjithatë kjo është dicka që duhet ta vendosni vetë ju. Për jashtë shtëpisë mund t’i përdorni kryesisht nëse janë pa aromë. E njëjtja gjë duhet bërë edhe me produktet e tjera. Ato duhet të jenë pa aromë. Përsa i përket larjeve të përditshme gjatë ndërrimit të bebelinës, mund të përdorni detergjent me aciditet të ulët.
Larjet e vajzave
Gjatë javëve të para tek vajzat e vogla mund të shfaqen sekrecione vaginale të cilat nuk duhet t’i pastroni në brendësi. Ato shkaktohen nga hormonet e nënës dhe largohen pas rreth 15-20 ditësh.
Larja e djemve
Tek djemtë nuk duhet të spostoni pjesën e sipërme të organit gjenital nga mbrapa. Bebelina nuk duhet të jetë shumë e ngushtë dhe tek djemtë organi gjenital duhet të drejtohet poshtë derisa kërthiza të bjerë.
Vendosja e bebelinës
Pasi e keni tharë fëmijë e lyeni me një krem me bazë oksid zinku, dhe nëse ka skuqje mund ta lini të shtrirë me barkun poshtë dhe një bebelinë të hapur për të mbajtur urinën në mënyrë që lëkura e fëmijës të ajroset sa më shumë të jetë e mundur.

Lexoni dhe: A është e vërtetë që bebelinat kanë datë skadence?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X