A është e vërtetë që bebelinat kanë datë skadence?

0 0

Nuk e dimë nëse e keni pyetur ndonjëherë veten në lidhje me datën e skadencës së bebelinave. A kanë një të tillë këto produkte? Cila është e vërteta që duhet të dimë në lidhje me përdorimin e tyre?

Për të gjitha nënat…

Në treg mund të gjeni lloje të ndryshme bebelinash të ofruara nga marka të ndryshme, shumë, pak ose aspak të njohura nga ju. Por a është e mundur që këto produkte të higjenës së bebes të përdoren për një periudhë të pacaktuar kohore? Duhet të dini se duke filluar nga bebelinat biologjike të përbëra nga material ekologjik, të cilat sigurisht që janë edhe tepër të kushtueshme, dhe duke vazhduar tek të gjitha markat e tjera më pak të njohur dhe sigurisht që edhe më pak të kushtueshme, të gjitha pa përjashtim kanë një datë të caktuar skadence! Edhe nëse nuk e keni vënë re më parë, tashmë është koha ta bëni pasi këto produkte nuk mund të përdoren jashtë kësaj kohe të përcaktuar nga kompania prodhuese. Në përgjithësi kjo datë është e ndryshme për paketime të ndryshme duke qënë se i referohet datës në të cilën është bërë mbyllja e paketimit.

Si duhet të veprojmë pasi e kemi hapur paketimin?

Pasi e keni hapur një pako me bebelina ato duhet të përdoren brenda një periudhe 3-vjeçare, pra edhe për këtë ekziston një limit kohor, i cili është relativisht i madh.

Bebelinat me aromë

Tek këto bebelina me aromë (zakonisht me përmbajtje aloe vera ose kremi), duhet të kontrollohet me kujdes të madh data e skadencës, kjo pasi substanca të tilla mund të prishen dhe për pasojë nuk janë më të përdorshme për lëkurën e bebes. Nëse bebelinat kanë skaduar ato nuk janë më në gjendje të bëjnë një përthithje të mirë dhe për pasojë nuk e mbrojnë mjaftueshëm lëkurën e fëmijës. Kujdes me bebelinat në ofertë, kjo pasi data e tyre e skadencës mund të jetë e afërt.

Lexoni edhe: Si te zgjedhim bebelinat e duhura?

This is for testing

View Results

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X