9 gjërat që bëni gjatë kohës së gjumit të cilat mund të tregojnë se keni një problem të madh shëndetësor

0 0

Trupi juaj është mjaft i aftë të tregojë kur diçka nuk po shkon siç duhet, por kur jeni në gjumë mund të mos i merrni plotësisht këto sinjale.

Trupi juaj bën të gjitha funksionet gjatë gjumit të natës, si rregullimin e hormoneve apo atë të muskujve. Pra, nuk duhet t’ju vijë si një surprizë nëse mësoni që gjumi gjithashtu mund t’ju japë të dhëna për atë që po shkon gabim në shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Nëse jeni duke bërë ndonjë nga këto nëntë gjëra gjatë kohës së gjumit, trupi juaj mund të jetë duke u përpjekur t’ju tregojë diçka.

  1. Gërhisni vazhdimisht. Mos u frikësoni. Shumë njerëz gërhasin dhe jo gjithmonë kjo është diçka për t’u shqetësuar (përveç faktit që mund të shqetësoni personin me të cilin flini). Por në qoftë se gërhitja juaj ngjan më tepër me një gulçim dhe me një sforcim për të marrë frymë, ju mund të keni diçka që quhet apnea e gjumit. Kjo gjendje mund të ndodhë kur rrugët e sipërme të frymëmarrjes bllokohen në mënyrë të përsëritur gjatë gjumit, gjë që mund të zvogëlojë ose të ndalojë plotësisht rrjedhën e ajrit. Në raste të tjera, truri nuk mund të dërgojë sinjale të nevojshme për të marrë frymë. Nëse gërhitja juaj është shumë e madhe dhe keni simptoma të tjera të apneas së gjumit, si zgjimi me dhimbje koke ose gojë të thatë, patjetër duhet të flisni me mjekun tuaj. Nëse nuk e bëni mund të keni si pasojë presion të lartë të gjakut.
  2. Ju zgjoheni të zhytur në djersë. Së pari, bëni disa ndryshime mjedisore. Kjo do të thotë ulni temperaturën e dhomës së gjumit dhe vishni më pak rroba. Nëse kjo nuk ndihmon, mund të jenë hormonet tuaja, sepse problemet e tiroides apo menopauza mund të shkaktojnë pabarazitë hormonale që çojnë në djersitje të tepruar gjatë natës. Ka medikamente që mund të merrni për të rregulluar nivelin e tiroideve ose për të lehtësuar simptomat e menopauzës.
  3. Kërcisni dhëmbët gjatë gjithë kohës. Termi mjekësor për këtë gjendje është bruksizëm dhe ndodh kur i rrëshqisni dhëmbët mbi njëri-tjetrin me forcë. Kjo mund të ndodhë në çdo kohë gjatë ditës, por bruksizmi gjatë natës është një problem më i madh sepse është e vështirë për ta kontrolluar. Mund të shkaktohet nga një sërë gjërash si stresi, ankthi, medikamente të caktuara, marrja e kafeinës dhe alkoolit etj. Asnjë nga këto nuk është shumë shqetësuese, por duhet të bëni gjithsesi një kontroll pasi me kalimin e kohës mund të shkaktoni dëmtim të smaltit dhe dhëmbëve tuaj, dhimbje nofullash apo edhe dhimbje koke.
  4. Zgjoheni me dhimbje të tmerrshme të muskujve. Sa i përket problemeve të gjumit, dhimbjet e muskujve janë shumë të dhimbshme dhe shqetësuese, por zakonisht janë shumë të padëmshme. Nëse muskujt ju dhembin njëherë në një kohë të rrallë, atëherë nuk mund të jetë një problem i rëndë shëndetësor por nëse ndodh gjatë gjithë kohës, dhe muskujt ju dhembin aq sa edhe zgjoheni mund të ndodhë pasi jeni të dehidratuar, anemik, apo keni mungesë elektrolotesh si kalcium dhe magnez. Mund edhe të vuani nga artriti apo ndonjë sëmundje tjetër ortopedike.
  5. Partneri juaj ju thotë se keni bërë diçka të çuditshme në gjumë por nuk ju kujtohet. E folura ose e ecura në gjumë herë pas herë zakonisht konsiderohet “normale”, që do të thotë se nuk është vërtet shkak për t’u alarmuar. Kjo ndodh kur ju jeni zgjuar nga gjumi gjatë fazës REM, dhe keni ngecur në një gjendje diku midis gjumit dhe zgjimit. Por nëse këto gjëra ndodhin shpesh mund të keni probleme si parasomnia, një lloj çrregullimi gjumi që shkakton përvoja të padëshiruara gjatë gjumit, dhe në këtë rast do t’ju ndihmonte një specialist.
  6. Jeni gjithmonë të detyruar për të urinuar. Problemet e fshikëzës së urinës mund të bëjnë që të zgjoheni shpesh gjatë natës, me një nevojë urgjente për të urinuar. Por jo gjithmonë zgjoheni nga problemet me fshikëzën e urinës. Kjo pasi ndonjëherë njerëzve ju duket sikur do të urinojnë dhe zgjohen por në fakt janë duke vuajtur nga apnea e gjumit.
  7. Kollitja juaj ju zgjon gjatë natës. Kollitja e tepërt gjatë natës mund të jetë një shenjë e astmës por edhe e sëmundjeve të zemrës, kështu që nëse nuk jeni ftohur, por kolliteni gjatë natës duhet të vizitoheni tek një specialist. Kjo mund të jetë edhe shenjë e refluksit apo urthit.
  8. Keni goditje në kokë sapo zgjoheni. Ky problem është vërtet i veçantë. Mund të vuani nga dhimbjet e kokës të cilat mund t’ju lëndojnë aq shumë sa t’ju zgjojnë nga gjumi. Ato janë shumë të rralla, por nëse zgjoheni në të njëjtën orar çdo natë me dhimbje, vizitohuni tek mjeku, Mund të vuani nga migrena, apo apnea e gjumit.
  9. Nuk flini gjatë natës. Nëse jeni zgjuar shpesh gjatë natës pa asnjë arsye të dukshme, duke patur probleme për të fjetur përsëri dhe keni ndenjur zgjuar deri në mëngjes, mund të jeni duke vuajtur nga depresioni ose ankthi.

Kjo gjendje e përsëritur e mungesës së gjumit që nuk lidhet me ndonjë simptomë të qartë fizike mund të jetë mënyra e trupit tuaj për t’ju thënë se diçka nuk po shkon me shëndetin tuaj mendor. Nuk është turp të flisni me një terapist.

Lexo edhe: Te dergosh mesazhe telefonike ne gjume

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X