Gërhitja, sindroma e apneasës dhe gjendja e vazhdueshme, e lodhur e frymëmarrjes janë disa nga problemet më të shpeshta të gjumit tek fëmijët.
Çfarë është sindroma e apneas?
Eshtë një çrregullim relativisht i zakonshëm në të cilin fryma ndalon një ose disa herë, apo ngadalësohet shumë gjatë gjumit. Në imagjinatën e zakonshme janë çrregullimet tipike të moshës madhore. Nga ana tjetër, problemet e gjumit mund të prekin edhe fëmijët, duke përfshirë dhe ata që janë disa muaj. Sipas statistikave, rreth 20% e fëmijëve rusë hasin probleme me frymëmarrjen gjatë gjumit, me frekuencë të paktën tre ditë në javë.
Gjithashtu 2-3%,vuajnë nga sindromi i apneasës.
Gërhitja dhe apneasa e natës
Gërhitja është zhurma më e bezdisur gjatë gjumit, për shkak të kalimit të shpejtë të ajrit në një kanal të ngushtë (gojë ose hundë). Kurse me sindromën e apneas së gjumit, nënkuptojmë një ndalesë frymore që zgjat të paktën 10 sekonda. Gjendje e lodhjes së vazhdueshme respiratore është shumë më e shpeshtë, që quhet “UARS”, fjalë për fjalë “Sindroma e rezistencës në rritje të rrugëve se sipërme të frymëmarrjes”.
Pasoja të rëndësishme
Çrregullimet e frymëmarrjes në gjumë janë për arsye të ndryshme. Pavarësisht nga shkaku, ato nuk duhet të nënvlerësohen. Veçanërisht nëse ato zgjasin dhe me kalimin e kohës, ato mund të kenë një seri pasojash. Nëse fëmija fle keq, gjatë ditës mund të ketë performancë të dobët në shkollë, vështirësi për të pasur vëmendjen e duhur dhe përqëndrim të dobët. Përveç kësaj, gërhitja mund të uli nivelet e GH (hormon i rritjes).
Si rezultat, fëmijët mund të kenë probleme me rritjen dhe mund të jenë më të prekur ndaj sëmundjeve.
Por si të kuptoni nëse fëmija juaj vuan nga çrregullimet problematike të frymëmarrjes?
Është mirë të kërkoni këshilla nga mjeku.
Sinjalet që nuk duhet të nënvlerësohen:
- Zgjohen shpesh nga gjumi
- Ndihen të lodhur gjatë ditës
- Kanë ankthe
- Shpesh natën bërtet për asnjë arsye
- Ka vështirësi në shkollë dhe probleme me kujtesën
Çrregullimet e frymëmarrjes në gjumë mund të trajtohen në mënyrë efektive. Mjeku ka në dispozicion zgjidhje të ndryshme: ndërhyrje kirurgjikale ose vendosja e ndonjë pajisjeje.
Lexo edhe:Cfare te bejme nese frymemarrja e femijes nuk eshte e rregullt?
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu