Cfare te bejme nese frymemarrja e femijes nuk eshte e rregullt?

0 0

Ju ka ndodhur të dëgjoni që gjatë gjumit frymëmarrja e fëmijës të mos jetë e pastër dhe e qetë?

Zakonisht truri i nënave fillon të shqetësohet në momentin që ajo dëgjon se fëmija merr frymë me vështirësi, por në të vërtetë gjendja nuk është aq alarmante sa mund të duket.

Çfarë duhet të bëjmë nëse fëmija merr frymë në mënyrë jo të qetë?

Frymëmarrja e fëmijës mund të mos jetë gjithmonë e njëjtë, njëherë mund të jetë më e thellë dhe njëherë jo, e rëndësishme është që ngjyra e fytyrës së fëmijës të mos ndryshojë, dhe frymëmarrja të kthehet sërish në gjendje normale. Një ecuri e tillë është krejtësisht fiziologjike.

Gjatë gjumit

Mund të ndodhë që gjatë gjumit frymëmarrja e fëmijës të jetë e shqetësuar, ku nga një gjendje normale kalon në frymëmarrje me ritme të shpejta, për t’u pasuar nga një pauzë e shkurtër dhe më pas një frymëmarrje normale, gjithcka ndodh brenda disa sekondave. Ky cikël frymëmarrje quhet “frymëmarrje periodike” dhe zhduket me rritjen e fëmijës, në momentin që truri maturon atë pjesë që lidhet me frymëmarrjen.

Prindërit duhet të vëzhgojnë me kujdes që pauzat të mos zgjasin më shumë se disa sekonda, që ngjyra e fëmijës të mos ndryshojë si edhe frymëmarrja të kthehet në normalitet. Nëse mendoni se ka diçka që nuk shkon tek frymëmarrja e fëmijës tuaj, duhet të shkoni menjëherë tek mjeku.

Lexoni edhe: Problemet me te shpeshta tek nje femije premature

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X