Per sa ore gjume ka nevoje nje grua shtatzane? Cilat jane problemet e gjumit

0 0

Nevoja për gjumë në shtatzani fillon të bëhet e dukshme menjëherë pas rezultatit pozitiv të testit. Nëse ndiheni e lodhur gjatë ditës duhet të dëgjoni sinjalet e trupit tuaj dhe të shkoni të pushoni. Gjatë shtatzanisë ka edhe shumë gra të cilat vuajnë nga pagjumësia si një faktor natyral (nuk flenë dot pasi nuk i zë gjumi), ndërsa disa të tjera nuk munden të flenë si pasojë e angazhimeve të tyre në familje apo punë. Megjithatë është shumë e rëndësishme të flini mjaftueshëm gjumë gjatë natës.
Për sa orë gjumë ka nevojë një grua shtatzanë?
Në shtatzani trupi nuk ka nevojë për 2-fish kalori apo 2-fish gjumë. Në realitet kush mund të flinte 16 orë pa ndërprerje? Gjëja më korrekte është t’i jepni mundësinë trupit të rikuperojë energjitë e humbura, për një mirëqënie të përgjithshme. Që ta bëni këtë do të ishin të mjaftueshme rreth 10 orë gjumë.
Po nëse gruaja ka disa shqetësime?
Zakonisht gruaja nuk mund të flejë si pasojë e krampeve, të cilat mund të luftohen duke konsumuar ushqime të pasura me magnez dhe kalium si: kikirikët, bananet, kajsitë e thata dhe peshku. Gjithashtu mund të vuani edhe nga mpirja e duarve (ndjesia sikur janë bërë duart e “miza”). Në këtë rast duhet të hapni dhe mbyllni grushtat ose vendosni duart tuaja në ujë të ngrohtë dhe të ftohtë, pra duke i alternuar. Këto veprime bëhen para gjumit.
Gërhitja dhe mpirja e këmbëve
Këto janë dy shqetësime të tjera që shafqen tek gruaja dhe që largohen disa ditë pas lindjes. Ndërkohë mund të lehtësoni simptomat duke ndryshuar pozicionin e gjumit.

Lexoni edhe: A mund te fle permbys gjate shtatzanise?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X