8 truke bukurie që do t’ju lehtësojnë jetën

0 0

Nuk të del kurrë koha për rutinën e zbukurimit dhe sidomos në mëngjes. Për këtë arsye kur një produkt bukurie mbaron të duket sikur ka ndodhur një katastrofë e vërtetë. Por mos u shqetësoni, pranoni sfidën e zëvendësimit të produkteve të bukurisë që ju mungojnë me ato që i keni në shtëpi dhe do të habiteni edhe vetë nga ndryshimi.

Më poshtë ju tregojmë 10 truke të bukurisë që ju kursejnë kohë, para ose të dyja bashkë.

1.Pudër bebesh+ tharëse flokësh = shampo e thatë

Mund ta bëni vetë me niseshte misri, sodë buke dhe argjilë të bardhë, ose të përdorni pudrën e blerë të bebeve. Sa herë që keni një nevojë ekstreme për të larë flokët tuaj, thjesht pastrojini ato me këtë përzierje.

1

2.Pambuk + furçë rimeli për vetulla dhe qerpikë të dendur

Merrni pak pambuk dhe nga ana tjetër lyeni qerpikët. Merrni një furçë tjetër dhe rrotullojeni tek pambuku. Më pas rrotullojeni edhe tek qerpikët apo vetullat. Pasi keni vënë këto “zgjatime”, lyejini edhe njëherë në mënyrë që ato të mos duken fare.

2

3.Lëkura e lagur + parfum = aroma afatgjatë.

Përveç aplikimit të parfumeve në zona specifike të trupit, është e rëndësishme që parfumi të përdoret menjëherë pas dushit, ndërsa lëkura është ende e lagur. Kjo do ta zgjasë dukshëm efektin.

3

4.Lëkura e lagur + produkte për kujdesin e lëkurës = Do të shtohet absorbimi i përbërësve

Lani fytyrën tuaj dhe menjëherë aplikoni produktet e kujdesit të lëkurës, pa pasur nevojë ta fshini atë. Në këtë mënyrë, poret janë më të hapura në krahasim me momentin kur lëkura nuk është e lagur.

4

5.Birra për flokët.

Provoni të lani flokët me birrë. Disa përjetojnë një efekt me shkëlqim ndërsa të tjerët pretendojnë se struktura e flokëve bëhet më e shëndetshme.

Shënim: Nuk rekomandohet që të përdorni këtë truk në vend të shamponit ose kondicionerit të flokëve në baza të rregullta. Gjithashtu, njerëzit që kanë humbje të flokëve nuk këshillohen që ta provojnë këtë.

5

6.Alkool + lugë = rregullim i tonit të syve

Hidhni pak alkool në një enë, përziejeni me një lugë dhe merrni makiazhin e syve të thatë. Pjesët e copëtuara do të ngjiten dhe ju do të merrni një ton sysh si të re. E njëjta gjë mund të bëhet edhe me bronzerin dhe pluhurin e fytyrës.

6 - Copy

7.Kondicioner i zakonshëm i flokëve + ujë = llak flokësh Kombinoje kondicionerin (balsamin) e flokëve me ujë në një raport 1: 1 dhe mbushni një shishe llaku. Tani ju mund të aplikoni kondicionerin pa i larë flokët tuaj paraprakisht.

7

8.Pluhurat në shtëpi + kuti bronzeri i përdorur = bronzer i ri

Merrni 1lugë çaji kanellë, 1 lugë çaji pluhur kakao, arrëmyshk dhe miell. Përziejeni mirë. Në rast se nuk ju pëlqen ngjyra, luani me përmasa deri sa të arrini tonin e dëshiruar. Dhe ja ku keni krijuar një bronzer natyral, të shëndetshëm dhe aromatik.

8

Lexo edhe: 9 produkte kozmetike me te cilat thjesht po humbisni parate tuaja






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X