Si ndikon alkooli në ciklin menstrual?

0 0

Konsumi i alkoolit kërcënon fertilitetin femëror? Sipas një studimi të ri të Spitalit Universitar të Aarhusit (Danimarkë) dhe Shkollës së Shëndetit Publik të Universitetit të Bostonit (Shtetet e Bashkuara), nuk ka nevojë të shqetësoheni, por edhe nuk duhet ta teproni; përkundrazi alkooli mund të ndryshojë ciklin menstrual dhe të krijojë probleme në konceptim.

Studimi i mbi 6,000 grave

Hulumtimi u krye në mbi 6 mijë gra që tentonin të mbeteshin shtatzënë. U konstatua se një konsum i butë ose i moderuar i alkoolit nuk ndikon në fertilitetin femëror. Nëse, nga ana tjetër, konsumohen 14 ose më shumë doza alkooli në javë, shkalla e shtatzënisë bie në 12% krahasuar me 17% në mesin e grave që nuk konsumojnë alkool. Megjithatë, studimi nuk ka marrë parasysh efektet e mundshme mbi fertilitetin mashkullor; për më tepër, nuk është bërë një dallim midis konsumit të rregullt të alkoolit, të njohur tashmë për efektet e tij negative në ciklin menstrual.

Dëmtimi i fetusit

Ekspertët e University College London Annie Britton kanë shtuar se do të ishte zgjedhje e mençur të shmangni alkoolin e tepërt, si për ndërhyrje të mundshme në ciklin menstrual, duke zvogëluar shanset e konceptimit, si për rrezikun potencial për fëmijën gjatë fazave të hershme të shtatzënisë.

Ta dini!

Gratë që kërkojnë shtatzëni duhet të kufizohen për të pirë më pak se 14 doza në javë: secila dozë korrespondon me 330 ml birrë, 120 ml verë.

Lexo edhe: Konsumi i alkoolit gjate gjidhenies demton trurin e femijeve






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X