Fëmijët e porsalindur nga nënat që konsumojnë alkool rrezikojnë të zhvillojnë aftësi njohëse të reduktuara në krahasim me fëmijët nënat e të cilëve nuk pijnë pije alkoolike. Ky është rezultat i një studimi të botuar në revistën Pediatrics nga një grup studiuesish në Universitetin Macquarie në Sydney të Australisë. Shkurtimisht, pirja e alkoolit gjatë dhënies së gjirit është një zakon i keq.
Stili i jetesës së nënës
Ushqyerja dhe në përgjithësi mënyra e jetesës së nënës gjatë shtatzënisë dhe laktacionit janë tema që shpesh vendosen nën fokusin e studiuesve për shkak të pasojave që mund të sjellin për fëmijët ende në bark dhe të porsalindurit. Pas disa studimeve mbi efektet negative që konsumimi i alkoolit gjatë shtatzanisë mund të ketë në zhvillimin e fëmijëve, studimi australian u përqendrua në pasojat që mund të shkaktojë pirja e alkoolit gjatë dhënies së gjirit.
Më shumë se 5.000 fëmijë nën vëzhgim
Gjatë hulumtimit, studiuesit ndoqën 5,107 fëmijë deri në moshën 11 vjeç me vlerësime dyvjeçare përmes testeve të ndryshme që lidhen me arsyetimin joverbal, fjalorin e zotëruar dhe aftësitë njohëse. Ndërsa nënave iu dha një pyetësor i hartuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë lidhur me konsumimin e alkoolit dhe numrin e cigareve gjatë gjidhënies.
Arsyetimi jo verbal
Nga të dhënat e mbledhura doli se fëmijët e nënave që kishin pasur zakon të pinin alkool gjatë ushqyerjes me gji arysetimi joverbal tek gjashtë vjeçarët më i ulët se sa fëmijët e nënave që pinin alkool, por nuk ushqenin fëmijët me gji.
Rimëkëmbja në disa vjet
Falë ndërhyrjes pozitive të edukimit dhe stimulimeve të duhura mjedisore , hulumtuesit hipotezojnë aftësitë njohëse të reduktuara të zbuluara rreth moshës gjashtë vjeçare janë rifituar rreth moshës dhjetë apo njëmbëdhjetë vjeç.
Pas krahasimit të grave që pinë vetëm një cigare në ditë me ato që pinë pothuajse 3, studiuesit nuk treguan ndonjë pasojë domethënëse në aftësitë njohëse të fëmijës.
Ta dini!
Megjithëse pirja e duhanit nuk mund të ndikojë në aftësitë njohëse të fëmijës, është mirë ta shmangni, sepse shkakton dëme në organe të tjera të fëmijës.
Lexo edhe: Kam pire alkool para se te mesoja se isha shtatzane, a do te demtohet femija?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu