7 mjetet shtëpiake që po i bëjnë problemet tuaja shëndetësore më keq se më parë!

0 0

Ne të gjithë kemi provuar dhe testuar disa mjete në shtëpi për të kuruar probleme të ndryshme. Kështu për dhimbjet e fytit përdorim gargar, apo për infeksione urinare kemi përdorur çaj boronice. Mjetet rrethanore si këto e bëjnë jetën tonë më të lehtë dhe e zvogëlojnë varësinë tonë nga ilaçet. Por ka mjete të caktuara që janë shpërndarë në masë si ‘zgjidhje’ për probleme të ndryshme, mirëpo nuk kanë efekte pozitive siç pritet.

Qëndroni larg këtyre mjeteve rrethanore në shtëpi pasi nuk funksionojnë vërtet dhe mund t’ju bëjnë më shumë dëm sesa dobi.

1.Trajtimi i akneve me pastë dhëmbësh

Një ilaç i zakonshëm që përdoret në shtëpi për puçrra është lyerja e tyre me pastë dhëmbësh për t’i bërë ato të zhduken. Por ndërsa pasta e dhëmbëve mund të ndihmojë në tharjen e akneve, prandaj rekomandohet, gjithashtu e gërryen lëkurën. Përbërësit si sodium lauryl sulfate dhe fluoride natriumi, të cilat gjenden tek pasta e dhëmbëve e irritojnë lëkurën dhe ia heqin lipidet e saj natyrale. Kjo mund të çojë edhe në pigmentim të errët të lëkurës. Në vend të pastës mund të përdorni xhel aloe vere.

2.Scrubi i lëkurës me arra.

Scrubi i lëkurës është një gjë e rëndësishme që nevojitet për heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës dhe për t’i dhënë gjallëri fytyrës tuaj. Skrubi me arra përdoret zakonisht në shtëpi për të arritur fytyrën e pastër. Por arrat e thërmuara (edhe kur përzihen me mjaltë ose vaj) mund të sjellin disa efekte anësore – skajet e vogla të mprehta, kur lëmoni lëkurën tuaj, mund të ndikojnë që t’ju krijohen plagë në fytyrë. Në vend të kësaj mund të përdorni scrub me sheqer. Provoni një pastrim me kafe  dhe sheqer, ose një pastrim të bërë nga bollguri dhe qumështi. Sigurohuni që kur të aplikoni përzierjen në lëkurën tuaj, nuk e fshini atë me shume force pasi mund te shkaktoni deme ne lekure.

3.Gjalpë ose pastë dhëmbësh kur digjemi.

Jo vetëm që gjalpi nuk ndihmon në trajtimin e djegieve, por gjithashtu mund ta bëjë shumë më keq atë. Gjalpi gjithashtu mund të përmbajë baktere. Ndërsa pasta e dhëmbëve nuk është sterile dhe mund të çojë në infeksione. Kimikatet tek pasta e dhëmbëve mund të irritojë lëkurën gjithashtu. Këto mjete nuk kanë shumë prova se trajtojnë djegien kështu që bëni mirë t’i shmangni ato. Në vend të tyre përdorni ujë të ftohtë, jo akull, mbi zonën e djegur për të paktën 20 minuta. Mund të vendosni edhe xhel aloe vera për qetësim.

4.Vazelinë për tharjen vaginale.

Marrëdhëniet pa lubrifikant të mjaftueshëm mund të jenë mjaft të pakëndshme. Vazelina është një alternativë e zakonshme për lubrifikimin e përdorur nga gratë që përjetojnë thatësi vaginale. Sidoqoftë, përdorimi i saj mund të rrisë rrezikun e infeksioneve “atje poshtë”, sepse vazelina qëndron më gjatë se lubrifikimi tradicional.
Përdorni lubrifikantë personalë, qoftë me bazë uji ose silikoni, që janë në dispozicion në farmaci lokale, dhe janë më të përshtatshme për mjedisin delikat të zonave tuaja intime.

5.Lëng portokalli kur ftohemi. Ky është një nga mitet më të njohura. Por vitamina C nuk është provuar me të vërtetë se trajton ftohjet, dhe nuk duhet të hiqni dorë nga medikamentet. Në vend të portokallit konsumoni supë pule ose çaj të nxehtë bimor. Qëndroni të hidratuar me shumë lëngje dhe qëndroni sa më ngrohtë që të jetë e mundur.

6.“Shkunde këmbën” kur lëndon kyçin. Nëse e ke lënduar kyçin e këmbës, por lëndimi nuk duket shumë i rëndë, këshillat që shpesh jepen janë ‘ta shkundni këmbën dhe të ecni’. Kjo është e gabuar! Nëse këmba ju dhemb pas një lëndimi ajo ka nevojë për pushim, dhe jo për ta ngarkuar edhe më shumë pasi mund ta bëni më keq. Këshilla më e mirë për këtë rast është të vendosni akull në këmbën e lënduar.

7.Aplikimi i lëngut të limonit për pikat e errëta në lëkurë. Aplikimi i lëngut të limonit ose fërkimi i një fete limoni direkt në lëkurë është thënë kohët e fundit se është “një ilaç i mirë” në shtëpi për të ndriçuar lëkurën. Kur e aplikoni lëngun e limonit për herë të parë ndieni një lehtësi falë pehashit të limonit. Por nëse dilni në diell lëkura do t’ju acarohet shumë dhe mund t’ju enjtet ose t’ju dalin flluska. Në vend të limonit përdorni një fetë patate ose domate nëlëkurë pasi kanë veti më të lehta dhe nuk kanë asnjë efekt anësor.

Lexo edhe: Nente mjete shtepiake per te lehtesuar dhimbjen e veshit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X