A duhet te konsumojme leng portokalli te fresket ne shtatzani?

0 0

Në shtatzani është mirë të evitoni disa ushqime dhe pije, pasi mund të ndikojnë keq në shëndetin dhe zhvillimin e fetusit apo edhe në shëndetin tuaj. Ndërsa tek ushqimet e shëndetshme bëjnë pjesë frutat, ndër të cilat është padyshim edhe portokalli.

Përse ka kaq shumë vlera portokalli?

Portokalli dhe agrumet në përgjithësi përmbajnë shumë vitamina si për shembull vitamina A, C, B, prandaj në shtatzani do të konsiderohen shumë të rëndësishëm. Falë efekteve pozitive të portokallit gruaja mund të ndihet edhe më e fuqishme gjatë 9 muajve, dhe një formë që mund të konsumohen është edhe lëngu i freskët.

Sipas disa studimeve, portokalli ndihmon edhe në uljen e rrezikut të lindjes së parakohshme, dhe këtë efekt e ka edhe në formën e lëngut. Do të ishte mirë të konsumohej në mëngjes por edhe ndërsa jeni në një bar, duke ulur kështu edhe sasinë e lëngjeve të paketuara që mund të merrnit në lokal.

Portokalli ndihmon gjithashtu edhe në përpirësimin e shikimit, falë vitaminës A, në hidratimin e lëkurës si edhe në mbrojtjen e organizmit nga infeksionet. Vitamina B favorizon tretjen si edhe vitamina C favorizon sistemin imunitar që shpesh në shtatzani dobësohet. Pra konsumoni portokall e madje edhe lëngun e tyre të shtrydhur!

Cili ka qënë ushqimi që keni konsumuar më tepër në shtatzani?

Lexo edhe: Kek me karota dhe portokall

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X