Në periudhën e shtatzanisë disa ushqime dhe pije duhet të shmangen. Ka ushqime që mund të dëmtojnë shëndetin e fetusit ose të nënës. Ndër ushqimet që duhet të konsumojë një nënë shtatzanë janë edhe frutat. Një nga këto është portokalli dhe agrumet. Portokalli përmban shumë vitamina sidomos vitaminën A, C dhe B. Për këtë arsye portokalli mbetet një aleat i shtatzanisë. Portokalli mund të merret dhe në formën e lëngut.
Portokalli përveçse mund të shijohet si frut të jep mundësinë edhe ta shtryshësh dhe ta konsumosh si lëng.
Sipas disa studimeve, lëngu i portokallit parandalon lindjen e parakohshme. Përveçse që ka kaq shumë vitamina, e ndihmon nënën që të arrijë deri në datën që i është caktuar për të lindur. Është mirë që të konsumohet në mëngjes. Për shkak të lëndëve ushqyese që përmban portokallet duhet të jenë të freskëta në mënyrë që nëna t’i marrë në mënyrën më të shëndetshme.
Përfitimet e portokallit:
Siç e theksuam më sipër portokallet përmbajnë shumë vitamina. Saktësisht vitamina A përmirëson shikimin, mbron lëkurën dhe shërben kundër infeksioneve. Vitamina B ndihmon në rritjen e fetusit. Vitamina C forcon sistemin imunitar, duke mbrojtur nënën nga ftohjet dhe gripi. Në të njëjtën mënyrë, vitamina C gjithmonë favorizon hekurin, i cili shpesh mungon gjatë shtatzënisë.
Çfarë mund të hani gjatë shtatzënisë?
Frutat gjatë shtatzënisë të bëjnë shumë mirë veçanërisht agrumet. Përveç portokalleve, gjithashtu mandarina dhe limonat janë aleatë të shkëlqyeshëm të gruas shtatzënë. Mandarinat kanë Vitamina A, B dhe C. Ato përmbajnë hekur, kalium, magnez, kalcium, fibër dhe acid folik.
Çfarë të mos hani gjatë shtatzënisë
Në shtatzëni, duhet të shmangen ushqimet që janë të këqija për fetusin ose që mund të krijojnë probleme për nënën. Duhet të shmangni perimet e papërpunuara. Për të njëjtën arsye, mishi i papërpunuar dhe mishi i ftohtë duhet të shmanget. Mishi duhet gatuar shumë mirë.
Lexo edhe: Kek me karrota dhe portokall
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu