Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve po paralajmërojnë prindërit se fëmijët e tyre kanë gjasa të përdorin më shumë se ç’duhet pastë dhëmbësh. Një studim i ri i publikuar të enjten zbuloi se shumë fëmijë përdorin më shumëpastë dhëmbësh sesa sasia e rekomanduar gjatë larjes, gjë që mund t’i njollosë dhëmbët me kalimin e kohës.
“Fluori pengon kariesin e dhëmbëve; megjithatë, gëlltitja e tepruar nga fëmijët e vegjël mund të heqë ngjyrën dhe të prishë dhëmbët e përhershëm “, shpjegon raporti.
Duke u nisur nga viti 2013 deri në vitin 2016, studimi analizoi sjelljet e 5,157 fëmijëve të moshës nga tre deri në 15 vjeç bazuar në përgjigjet e prindërve të fëmijëve ose kujdestarëve. Pyetjet përfshinin moshën në të cilën fëmija fillon të lajë dhëmbët, sa shpesh i lan dhe sasinë e pastës që përdor.
Studiuesit zbuluan se pothuajse 40% e fëmijëve të moshave nga tre deri në gjashtë vjeç përdorin pastë që mbulon gjithë furçën, shumë më tepër nga sasia e këshilluar.
Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP), Akademia Amerikane e Stomatologjisë Pediatrike (AAPD) dhe Shoqata Amerikane e Stomatologjisë (ADA), rekomandojnë jo më shumë sesa madhësia e një kokërr orizi për fëmijët tre deri në gjashtë vjeç.
Përveç kësaj, fëmijët duhet të lajnë dhëmbët dy herë në ditë, mundësisht me pastë dhëmbësh fluoride. Larja duhet të fillojë që me daljen e dhëmbit të parë, por zakonisht ky veprim fillon të zhvillohet më vonë tek fëmijët.
Lexo edhe: Kur mund te perdor paste dhembesh me fluor per femijen?
Sorry, there are no polls available at the moment.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu