Pse dhëmbët e fëmijës duken me njolla?

0 0

Ka disa arsye pse dhëmbët e foshnjës tuaj mund të duken të njollosur:

Njolla të verdha ose portokalli

Këto njolla mund të jenë për shkak të krijimit të mbetjeve të ushqimit. Kjo zakonisht ndodh kur dhëmbët e fëmijës nuk pastrohen tërësisht.

Zakonisht mund hiqni njollat e ushqimit duke larë dhëmbët e foshnjës me pak pastë dhëmbësh nga e juaja. Kjo do të përmbajë më shumë fuqi pastrimi sesa pasta e dhëmbëve të fëmijëve.

Nëse kjo nuk funksionon, dentisti mund të heqë njollat me një pastrim profesional.

Këto njolla jo domosdoshmërisht sinjalizojnë prishjen e dhëmbëve. Por pllakat e grumbulluara në dhëmbët e foshnjës suaj mund të shkaktojnë sëmundje të mishrave të dhëmbëve.

Njolla të bardha ose ngjyrë kafe e zbehtë

Këto njolla mund të nënkuptojnë që fëmija juaj ka fluorozë, e cila shkaktohet nga shumë fluoride në gojën e tij. Kjo mund të ndodhë nga përmbajtja e pastës. Mund ta shmangi formimin e tyre duke e nxitur fëmijën të pështyjë mirë pas çdo larjeje.

Njollat e errëta

Nëse fëmija juaj merr një shtojcë hekuri, mund të shkaktojë njolla të errëta në dhëmbët e tij. Pasi këto njolla kanë filluar të shfaqen, ato janë të vështira për t’u hequr, madje edhe me pastrim profesional nga dentisti.

Edhe pse njollat nuk duken mirë nga ana estetike, ata nuk do të ndikojnë në shëndetin e dhëmbëve të foshnjës suaj.

Lexo edhe: Çfare do te ndodhe nese femija im ka nevoje per mbushje dhembi?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X