6 muajt e parë pasi fëmija vjen në jetë nuk keni nevojë t’i jepni ujë. Qumështi është hidratanti i duhur derisa të shkëputet pak nga gjiri.
Nuk ka ujë për fëmijët për 6 muajt e parë të jetës.
Ky rekomandim është edhe për nënat që i japin fëmijëve të tyre qumësht me formulë dhe jo qumuësht gjiri. Në fakt, qumështi i gjirit ka një përbërje perfekte: përbëhet nga 88% e ujit. Edhe në ditët e para të jetës, kur qumështi nuk ka ardhur akoma, uji nuk është i nevojshëm: fëmija ka rezerva të mjaftueshme të lëngjeve dhe kalorive.
Po në verë, a mund të pijë fëmija ujë?
Fëmija nuk ka nevojë të marrë lëngje, të tilla si uji, çaji ose kamomil në 6 mujorin e parë të jetës. Madje dhe në verë kur është shumë nxehtë. Megjithatë, është e domosdoshme që nëna të pijë mjaftueshëm uje gjatë dhënies së gjirit, për të siguruar qumësht cilësor për fëmijën e saj. Por mos mendoni se duke pirë më shumë qumësht do të keni më shumë qumësht për t’i dhënë fëmijës.
Por pse nuk duhet t’i japim ujë fëmijës kur e ushqejmë me qumësht formulë?
Nuk ka ujë për fëmijët në 6 muajt e parë të jetës, edhe nëse ushqehen me qumësht formule. Qumështi pluhur ka të gjitha substancat e nevojshme për të hidratuar fëmijët dhe nuk kanë nevojë për shtesa të ujit gjatë ditës. Vetëm sasia e ujit e treguar nga pediatri është e mjaftueshme për të holluar pluhurin.
Treguesit ndryshojnë me moshën
Autoriteti Europian i Sigurisë Ushqimore ka ripërcaktuar kohët e fundit vlerat dietike referuese për supozimet e ushqyesve të ndryshëm përfshirë ujin sipas moshës dhe gjinisë. Sa i përket moshës, ja sa ujë duhet të marrin dretpërdrejt ose nëpërmjet ushqimeve:
Midis 6 muaj dhe një vit: 800-1000 ml/në ditë;
Midis 1 dhe 3 vjec: 1100-1300 ml/në ditë;
Midis 4 dhe 8 vjeç: 1600 ml/në ditë;
Midis 9 dhe 13 vjeç: 2100 ml në/ditë për çunat dhe 1900 ml/në ditë për vajzat.
Lexo edhe: Sa uje duhet te pije nje femije?
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu