Pse femija nuk pi uje? Si t’i bejme femijet qe te pijne me shume uje?

0 0
Uji është padyshim lëngu më i shëndetshëm që çdo qënie e gjallë, përfshirë edhe njerëzit mund të pjinë. Një pjesë e madhe e njerëzve e dinë se duhet të pijnë më shumë ujë, por jo të gjithë e praktikojnë këtë gjë, dhe në veçanti fëmijët. Uji duhet të jetë pija kryesore e fëmijëve pas vitit të parë të jetës. Por shumë fëmijë parapëlqejnë të pijnë më shumë pije me gaz  sesa ujë, dhe duke bërë këtë gjë ata i shkaktojnë shumë probleme shëndetit të tyre, ndër të cilat  rrisin rrëzikun për tu prekur nga diabeti dhe obeziteti në të ardhmen e tyre. Ndaj është e rëndësishme që ju t’i mësoni fëmijët të pijnë më shumë uji.
Por si mund ta mësoj fëmijën që të konsumojë më shumë ujë?
1. Filloni herët
Mënyra më e mirë për tu siguruar se fëmijët tuaj do të konsumojnë ujë gjatë përditshmërisë së tyre në sasi të duhura, është duke ja prezantuar atë që në moshë të hershme si pija më e dobishme, e shëndetshme për trupin e njeriut. Sigurisht që bebet e vegjël nuk kanë nevojë për elementë të tjerë veç qumështit të gjirit por sapo bebet tuaj të jenë në gjendje të pijnë nga gota ofrojini atyre uji, në vend të lëngjeve të frutave apo pijeve të ëmbla.
2. U Jepni ujë në gota të lezetshme, të preferuarat e tyre.
Përdorimi i gotave apo shisheve të bukura, për tu shërbyer fëmijëve ujë do të mundësojë që ata të rrisin interesin e tyre për ta provuar dhe kështu do të konsumojnë një sasi më të madhe ujë. Gotat me personazhet e tyre të preferuar janë zgjedhja më e mirë për një rezultat të sigurt.
3. Shtoni copa frutash brenda gotës me ujë.
Nëse mendoni se fëmija juaj ende nuk e preferon ujin, mund të shtoni copa frutash brenda gotës që do t’i jepni. Limoni dhe portokallet janë fantastike për këtë gjë pasi i japin ujit një aromë tërheqëse, natyrale dhe një shije tjetër që do ta bëjë ujin më të pëqyeshëm për fëmijët.
4. Shpjegojini fëmijëve pse të pish ujë është kaq e rëndësishme.
Fëmijët kuptojnë shumë më shumë nga sa ju mendoni.
Thjesht duke u shpjeguar atyre përse kanë nevojë të pijnë më shumë ujë, do të shikoni se ata do ta rrisin sasinë e konsumit të përditshëm të tij. Gjithashtu së bashku mund të shikoni dhe ndonjë dokumentar për rëndësinë e ujit, tu lexoni ndonjë përrallë për lëngun magjibërës, në mënyrë që fëmija të marrë gjithë informacionin e duhur që i nevojitet.
5. Jepni shembullin tuaj
Nëse ju e detyroni fëmijën të pijë ujë ndërkohë që ju vetë pijni coca cola apo pije të tjera të pashëndetshme, atëherë rezultatet nuk do të jenë të pëlqyeshme. Ndaj sigurohuni që të jeni një model për të duke dhënë shembullin tuaj, pasi është e natyrshme për fëmijët të përvetësojnë sjelljen e prindërve.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X