Kur fillojne bebet te pijne uje

0 1

A duhet t’i japim ujë bebave kur bën vapë apo në përgjithësi gjatë ditës?

Bebet nuk kanë nevojë për sasi të mëdha uji, megjithatë nëse do t’i jepni disa pika uji nuk do ta dëmtonit. Sipas mjekut pediatër Sears, në një intervistë për “Wholesomebabyfood”, një fëmijë që ushqehet me qumësht formule mund të pijë një sasi shumë të vogël uji, ndërsa ata që ushqehen me gji nuk kanë nevojë për ujë. Duke qënë se qumështi i formulës ka përqëndrim më të madh të kripërave dhe mineraleve krahasuar me qumështin e gjirit, fëmija mund të ketë nevojë për më tepër ujë në mënyrë që veshkat e fëmijës të jenë në gjendje të nxjerrin kripërat e tepërta. Qumështi i gjirit ka mjaftueshëm ujë edhe për të plotësuar nevojat e fëmijës gjatë ditëve të nxehta.

Po nëse ka filluar ushqimet e ngurta? Sa ujë duhet të pijë një bebe?

Bebet tuaja duhet të pijnë ujë në momentin që do të fillojnë ushqimet e ngurta. Megjithatë fëmija nuk duhet të pijë më shumë se 60-90 ml ujë në ditë (rreth muajit të 6). Gjithsesi, është pediatri i fëmijës ai që vendos përfundimisht në lidhje me këtë sasi.

Po nëse fëmija pi shumë ujë?

Kjo mund ta dëmtojë atë, mund të prishë rregullin e ushqyerjes me gji, dhe nëse ai do të pijë sasi shumë të mëdha uji mund të pësojë helmim pasojë e përmbajtjes së sodiumit në të.

Lexo edhe: Kur duhet t’i japim uje bebave

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X