Kur duhet t’i japim uje bebave?

0 0

A ka nevojë një fëmijë i cili ushqehet vetem me gji për ujë? Kur duhet të filloj t’i jap ujë? Cili është uji më i mirë për fëmijën tim? Këto edhe shumë pyetje të tjera mund të lindin tek nënat e reja. Por cfarë këshillojnë mjekët pediatër për këtë problem?
A duhet të pijë ujë një fëmijë që ushqehet me gji?
Nëse fëmija ushqehet me gji, gjatë muajve të parë të jetës nuk ka nevojë për ujë. Qumështi i nënës përbëhet nga rreth 95% ujë. Përveç qumështit çdo lloj lëngu tjeter ( ujë, kamomil etj ) do të ishte i tepërt, kjo deri në momentin që fëmija do të filloj të ushqehet me ushqime të ngurta. Nëse ndodh e kundërta stomaku i fëmijës do të mbushej me lëngje të cilat do t’i jepnin ndjesinë e ngopjes dhe në momentin e gjidhënies ai do të refuzonte të pinte.
Kur duhet t’i japim ujë fëmijës?
Këshillohet që fëmijës t’i jepet ujë pas fillimit të ushqimeve të ngurta, pra rreth muajit të 4-6-të së jetës.
Cili ujë do të ishtë më i mirë për fëmijën?
Për fëmijën duhet të përdoret ujë oligomineral, i cili përmban minerale në vlerat e duhura. Fëmijës nuk duhet t’i jepet në asnjë mënyrë ujë me gaz. Këshillohet që uji të jetë në shishe qelqi.
A mund t’i jap fëmijës ujë çesme?
Nëse uji që del nga rubineti juaj është deklaruar i pijshëm, ju mund t’ja jepni atë fëmijës tuaj pa problem, pasi kjo do të thotë se ai është baktereologjikisht i pastër, i përgjigjet kërkesave të caktuara fiziko-kimike si dhe nuk përmban substanca të dëmshme.
Nëse uji në vendin ku jetoni nuk është deklaruar si i pijshëm ju duhet t’i jepni fëmijës ujin e blerë në shishe. Ndërsa në rastet që uji është deklaruar i pijshëm por ju jeni dyshues, mund ta zieni dhe pasi të ftohet t’ja jepni fëmijës .

Lexoni dhe: 6 gabimet e prindërve lidhur me ushqyerjen e fëmijëve






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X