Kur duhet t’i japim kamomil nje te porsalinduri?

0 1

Kamomili eshte një bimë e njohur qysh nga antikiteti për vetitë e saj qetësuese, e cila ka efekte edhe në rritjen e cilësisë së gjumit. Çaji i kamomilit ndikon gjithashtu edhe në nxjerrjen e gazrave të barkut si edhe favorizon tretjen. Gjithashtu kamomili ka efekte edhe në qetësimin e dhimbjeve të barkut si edhe veti anti-inflamatore.

Kamomili dhe bebet e vogla

Kamomili tek bebet dhe fëmijët përdoret në rrugë orale, por edhe në produkte të ndryshme të higjenës dhe kujdesit të fëmijës.

Në çfarë moshe mund t’i jepet bebes?

Duke qënë se 6-të muajt e parë të jetës nëna duhet të ushqejë fëmijën me gji në mënyrë ekskluzive, atij nuk duhet t’i jepet asnjë lloj çaj, përfshirë këtu edhe kamomilin. Produktet me bazë kamomili, pra detergjentë, vaj, krem etj mund të përdoren që në momentin e lindjes. Po ashtu tek bebet mund të përdoren edhe kompresa kamomili që në lindje nëse tek ai shfaqet konjuktiviti (problem tek sytë e fëmijës).

Ku mund ta gjejmë kamomilin?

  • Lulet e thata të kamomilit. Mund t’i gjeni në dyqanet me produkte bimore. Zieni rreth 50 gr lule në 500 ml ujë për rreth 20 min. Nëse çaji do të përdoret për kompresa duhet të hidhni 1 filxhan ujë të nxehtë në një lugë gjelle lule kamomili.
  • Kamomili me përmbajtje sheqeri. Mund ta gjeni të firmave të ndryshme: Plasmon, Hipp, Mellin etj. Kujdes! Ky produkt ka përmbajtje sheqeri.
  • Kamomili në pako të vogla. Këtë produkt mund ta gjeni në çdo supermarket.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X