Ushqimet zakonisht sigurojnë më shumë se gjysmën e sasisë ditore të kërkesave për lëngje. Uji merret nga pijet e ndryshme dhe ushqimi. Uji është ndoshta elementi më i rëndësishëm, kjo pasi fëmijët nuk mund të bëjnë pa të qoftë edhe për një periudhë të shkurtër. Kërkesa për ujë ndikohet nga kushtet e mjedisit. Për shëmbull, në klima shumë të nxehta humbet një sasi e madhe uji, jo vetem si djersë por edhe në ajrin që nxirret.
Rëndësia e ujit
Uji është një nga nutrientët më të rëndësishëm për organizmin. Pa të s`ka jetë. Në organizmin e njeriut ai përbën pjesën më të madhe të lëngjeve dhe indeve. Uji pastron organizmin nga produket e panevojshme, rregullon temperaturën trupore. Ka mjaft rëndësi që organizmi të ketë nje bilanc të rregullt hidrik. Në rast se ka humbje të mëdha të ujit, me të vjella, diarre, temperaturë të lartë, etj, ai duhet zëvëndësuar menjëherë. Nevojat për ujë janë veçanërisht të rritura në fëmijët e vegjël. Kjo për arsye të kapacitetit të ulur në përqëndrimin e urinës dhe raportit të madh siperfaqe trupore/peshë. Llogaritet se për çdo 100 gram shtim në peshë të fëmijës, sasia e ujit të marrë duhet të jetë 75 gram. Nevojat për ujin ndryshojnë nga shumë faktorë; temperatura e ambientit, përmbajtja e dietës, etj. Foshnja që ushqehet me gji e rregullon vetë nevojën për ujë. Qumështi i gjirit përmban sasinë e duhur të ujit për të plotësuar nevojat e tij.
Për sa ujë ka nevojë një fëmijë?
Mosha e fëmijës | Uji në ml/kg në ditë |
0-6 muajsh | 130-150 |
6 muajsh-2 vjec | 120-140 |
2 vjec | 110-120 |
4-6 vjec | 100 |
7-10 vjec | 70-80 |
Lexo dhe: Dehidratimi, simptomat qe duhet te njohim
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu