Sa duhet te jete temperatura trupore e te porsalindurit

0 0

Gjatë muajve të parë pas lindjes temperatura e fëmijës mund të pësojë luhatje edhe nëse shfaqet një virozë e thjeshtë. Që një nënë të jetë në gjendje të vlerësojë nëse fëmija ka rritje të temperaturës duhet që ajo të dijë cila është temperatura normale trupore.

Sa duhet të jetë temperatura trupore e një të porsalinduri?

Rreth javës së parë pas lindjes temperatura te bebet duhet të jetë rreth 37 gradë, por mund të variojë edhe ndërmjet 36.8 në mëngjes si edhe 37.2 në mbrëmje. Nëse fëmija ka një temperaturë që është brenda këtij limiti nuk duhet të shqetësoheni, në të kundërt duhet të merrni masat e duhura për të ulur temperaturën.

temperatura te bebet

Temperatura e fëmijës, e ndryshme nga ajo e të rriturve

Një rritje e papritur e temperaturës (2-3 shkallë) e cila nuk shkaktohet nga një dhimbje fyti, grip etj por nga faktorë ambientalë si për shembull temperaturë e lartë e ambientit, gjumi i pakët, ushqyerje jo e mirë etj, duhet të konsiderohet si diçka fiziologjike e cila kalon shpejt. Prindërit duhet të tregohen të kujdesshëm nëse temperatura shkaktohet nga gripi apo shqetësime të tjera serioze. Gjëja e parë që duhet të bëni është të lironi hundën e fëmijës nga sekrecionet.

Si të vlerësojmë temperaturën e fëmijës?

Nëse fëmija është 0-3 muajsh konsiderohet temperaturë e lartë ajo mbi 38 gradë; nëse fëmija është më i madh se 3 muajsh konsiderohet e lartë temperatura mbi 38.5 gradë. Do të konsiderohet si gjendje me temperaturë nëse fëmija vazhdon të ketë temperaturë të lartë për 24 orë duke paraqitur edhe simptoma të tjera virale. Gjithashtu duhet të dini se edhe dalja e dhëmbëve mund të shkaktojë rritje të temperaturës.

Lexoni edhe: Cfare te bejme dhe cfare jo nese femija ka temperature?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X