6 mënyra për të kursyer para pa hequr dorë nga dëshirat tuaja

0 0

Shumë njerëz fillojnë të ndihen të dëshpëruar kur bëhet fjalë për buxhetin. Zakonisht kjo është një çështje për të cilën nuk duan të flasin dhe kjo për shkak se buxheti është bosh. Por, më poshtë ju tregojmë disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të kurseni.

  1. Mënyra 20/80

Përdorimi i këtij plani nënkupton që ju të jeni në gjendje të bëni veprimet e mëposhtme:

  • Paguani të gjithë borxhin tuaj dhe kreditë bankare.
  • Investoni në një biznes ose të kurseni rreth 20% të pagës suaj mujore. Këto janë paratë që nuk mund t’i shpenzoni.
  • Shpenzoni 80 përqindëshin e mbetur të pagës në çfarëdo mënyre që dëshironi.
  • Ju gjithashtu duhet të mbani mend se duhet të kurseni së pari, pastaj të shpenzoni pjesën tjetër. Nëse 20% është shumë për ju dhe nuk mund t’i kurseni, filloni me 10 për qind, ose të paktën 5 për qind. Kjo do t’ju ndihmojë të zhvilloni një zakon dhe të krijoni një fond kursimi.
  1. Metoda e 60/10/10/10/10

Kjo metodë funksionon në këtë mënyrë:

  • 60% për shpenzimet tuaja kryesore,
  • 10% për kohën kur do të duhet të bëni një tërheqje nga puna (pension, leje lindje etj).
  • 10% për blerjet afatgjata.
  • 10% për shpenzime të rralla,
  • 10% për argëtim.

Shpenzimet tuaja kryesore janë ushqimi, shërbimet, transporti dhe veshja. Një makinë, një rregullim në shtëpi, ose pagesa e të gjitha borxheve i përkasin blerjeve afatgjata. Shpenzimet e rralla do të ishin riparimi i makinës suaj, vizita tek mjeku ose dhurata të shtrenjta.

Nëse keni një borxh të madh, është më mirë të përdorni 10% që keni kursyer për pension derisa ta paguani atë.

  1. Metoda 10%

Kjo metodë do të thotë që duhet të kurseni 10% të parave tuaja nga të ardhurat tuaja totale. Një sasi e tillë e vogël nuk do të ndikojë në buxhetin tuaj ose cilësinë e jetës suaj.

Është edhe më mirë të vendosni këto para në një bankë që të shmangni dëshirën për t’i shpenzuar menjëherë. Nëse mund të kurseni 10%, provoni 15% ose edhe 20%.

  1. Metoda e “gjysmave”

Kjo metodë sugjeron që të ndani të gjitha paratë tuaja në dy pjesë: pjesa e parë shkon drejt nevojave të përditshme, pjesa e dytë shkon në bankë. Kur paratë në duart tuaja mbarojnë, shkoni dhe merrni gjysmën e shumës që keni futur në bankë. Këtë përsëriteni sipas nevojës: gjithmonë tërhiqni maksimumi gjysmën e parave. Kjo funksionon më mirë për ata që nuk mund t’i kontrollojnë shpenzimet e tyre të përditshme.

  1. Metoda e “4 zarfave”

Para së gjithash, duhet të llogarisni shumën totale të të ardhurave tuaja.

Pastaj “tërhiqni” para për blerje të mëdha ose kurseni 10-20%.

Pastaj “tërhiqni” para për shpenzime të rregullta (qira, shkollë, parking, etj).

Shuma e mbetur duhet të ndahet në 4 pjesë. Pra, ne kemi 4 zarfa, një për çdo javë. Këto para mund të shpenzohen për çdo gjë që dëshironi (ushqim, argëtim, transport). Vetëm mos harroni buxhetin që keni.

  1. Metoda e gjyshes

Për çdo kategori të shpenzimeve të rëndësishme ju keni një zarf të veçantë. Ju shkruani emrin dhe totalin që ju nevojitet. Këto kategori varen nga personi dhe stili i jetës së tyre, dhe mund të përfshijnë gjëra të tilla si: ushqim, veshje, mjekësi, makinë, argëtim, etj.

Të gjitha të ardhurat ndahen në pjesë, varësisht nga numri i kategorive dhe futen në zarfa. Kur keni nevojë për para, merrini ato nga zarfi përkatës. Nëse nuk kanë mbetur para tek zarfi “argëtime”, është më mirë të shmangni argëtimet që duhet të paguani derisa burimi juaj i të ardhurave të rimbursohet sërish. Nëse keni mbetur pa para nga një zarf i rëndësishëm, si zarfi “ushqim”, merrni para nga një zarf më pak i rëndësishëm dhe përshtatni më vonë me shumën e ardhshme do të vini në këtë zarf.

Lexo edhe: Si te kursejme para perpara lindjes se femijes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X