Menyra per te kursyer para

0 0

Te ardhurat tuaja ndoshta ne fund te muajit shkojne drejt zeros dhe per ju kjo situate fillon te behet e paperballueshme. Shpenzimet jane te shumta: drita, uje, gaz, ushqime, veshje, shpenzime per femijen etj. Lista duket se nuk mbaron kurre. Filloni duke mbajtur shenim cdo shpenzim mujor qe i nevojitet familjes suaj, ky eshte hapi i pare drejt kursimit. Por jo vetem kaq! Ju duhet gjithashtu te shenoni cdo shpenzim vjetor qe ju takon te beni: taksat e shtepise, taksat e makines etj. Disa keshilla qe do tju cojne drejt kursimit jane:
1- I mbani kursimet ne banke
Te mbani leket qe fitoni ne nje banke me % vjetore eshte shume me ekonomike se ti mbani ato ne shtepi. Benefitet do ti shikoni ne fund te vitit me shtimin e interesave vjetore.
2- Fikni televizorin
Nje menyre kursimi eshte te mos mbani ndezur televizorin kjo per disa arsye: me pak reklama produktesh ne shitje per te pare, me pak energji elektrike e harxhuar dhe me teper kohe per veprimtari te tjera gjate dites. Te relaksohesh ne darke para televizorit eshte dicka e bukur, por eshte me mire te gjeni dicka tjeter per te bere.
3- Shikoni me sy kritik “koleksionet” tuaja
Te gjithe njerezit jane te fiksuar pas dickaje dhe mund te kene bere “nje koleksion” ne shtepi. Psh: nese jeni te fiksuara pas cantave dhe keni nje numer te konsiderueshem ne shtepi eshte koha te mendoni se duhet te largoni disa prej te cilave nuk i perdorni. Te gjitha sendet qe nuk ju nevojiten mund ti shisni diku (qofte edhe online).
4- Krijoni karte supermarketi
Edhe pse ndoshta nuk e frekuentoni shpesh supermarketin per te bere pazaret e dites nuk ju kushton asgje te hapni nje karte per nje supermarket te caktuar. Nuk i dihet kurre se kur mund tju duhet ta perdorni. Keshtu ju do te mblidhni piket per te marre nje dhurate te caktuar apo per te perfituar ulje per nje produkt te caktuar.
5- I pergatisni vete dhuratat
Nese nje i afermi juaj ka ditelindjen apo nje eveniment tjeter dhe ju duhet ti beni nje dhurate, mund ta pergatisni vete keshtu ju mund te kurseni para. Cdo dhurate e bere duhet shoqeruar me nje pusulle urimi nga ana juaj.
6- Rregulli i 30 diteshit
Nese ju pelqen dicka ne nje dyqan dhe deshironi jashtezakonisht shume ta bleni, ju keshillojme te prisni 30 dite. Zakonisht sendet qe jane pak te rendesishme harrohen brenda afatit kohor. Nderkohe ju do te keni kursyer parate e nje objekti qe nuk ka rendesine e duhur.
7- Respektoni listen e pazareve te javes/muajit
Gjeja e pare qe duhet te beni ndersa shkoni te beni Pazar eshte te perpiloni nje liste me te gjitha sendet dhe ushqimet e nevojshme per familjen tuaj. Nuk duhet ne asnje menyre te blini dicka qe nuk eshte shenuar ne liste. Gjithashtu ju duhet te keni parasysh se nuk duhet te hyni ne nje dyqan te caktuar pa pasur idene e qarte se cfare do te blesh.
8- I ftoni miqte ne shtepi
Cfaredo aktiviteti te beni me miqte tuaj brenda shtepise do te kushtoje me pak se jashte saj. Ne vend qe te dilni diku per te ngrene apo pire dicka ju mund ti ftoni ata ne shtepine tuaj dhe te gatuani dicka. Mund te shoqeroni mbremjen me nje film te bukur apo nje loje argetuese.
9- Rregulloni veshjet e demtuara
Mos e hidhni nje kemishe qe i ka rene butoni. Hiqni butonin e fundit dhe qepeni atje ku mungon, me pas qepni ne vend te butonit te fundit nje tjeter te ngjashem. Gjithashtu ju keshillojme te blini rroba te perdorura. Ju mund te blini rroba te reja vetem ne rast se vertet eshte e nevojshme.
10- I thoni jo lodrave te shtrenjta
Femijet tuaj kane nevoje te kalojne me shume kohe me ju dhe jo per nje loder te shtrenjte. Per ta gjithcka e bere me ju do te jete argetuese, prandaj zgjidhni te blini nje loder me pak te kushtueshme ose nje liber te madh ngjyrosjeje per ta perfunduar se bashku.
11- Konsumoni me shume uje
Nese do te konsumoni me shume uje do te jete mire jo vetem per shendetin por edhe per portofolin. Nese do te konsumoni nje gote te madhe me uje para nje vakti (sidomos ne restorant) ju do te hani me pak ushqim.
12- Mos konsumoni ushqim te gatshem
Ne nje moment te javes qe do te jeni disi me e lire mund ti dedikoheni pergatitjes se ushqimit te gatshem per ta perdorur kur te keni me pak kohe per te gatuar. Kjo do tju mbaje larg fast foodeve dhe prane kursimit.
13- Mos konsumoni cigare dhe alkool
Te shpenzosh per dicka qe nuk te jep asgje ne kembim eshte ves i cili duhet nxjerre sa me pare nga jeta. Ju duhet te hiqni dore nga shpenzimi i parave te kota per cigare dhe alkool. Ne fund te dites do te keni shendet me te mire dhe lek me shume ne portofol.
14- Gatuani mish ne sasi te medha
Nese nje dite ju takon te gatuani nje pjate me mish (te marinuar psh) ne vend te 1 porcioni beni 4 dhe i vendosni ne ngrirje. Gjate diteve mjaft impenjative do tju duhet thjesht ta ngrohni ate ne mikrovale dhe keshtu nuk do tju duhet te shkoni te hani diku jashte shtepise.
15- Mos mbani drita te panevojshme ndezur
Te kurseni tek energjia elektrike eshte celesi. Nuk kane pse qendrojne ndezur drita dhe pajisje elektrike te panevojshme ne shtepi. Sigurohuni qe ne momentin qe dilni nga shtepia per te shkuar diku te gjitha dritat te jene te fikura.
16- Nderroni librat dhe CD
Ka shume faqe online ne te cilat mund te nderroni libra ose CD qe tashme ju kane lodhur. Ju mund te merrni dicka te re pa qene nevoja e shpenzimit te parave.
17- Mos blini fruta dhe perime ne oferte
Nese gjeni ne treg molle 3kg 1000 lek ka shume mundesi qe sa te shkoni ne shtepi gjysmat te jene kalbur. Zakonisht keto lloj produktesh qe tregetohen me cmim te ulet rezultojne te jene me pak ekonomike.
18- Vendosni llampa ekonomike
Llampat ekonomike kane kosto me te larte krahasuar me llampat normale, por ato harrxhojne rreth 2% me pak energji dhe kane jetegjatesi me te madhe.
19- Kujdes kur blini pajisjet elektrike
Ndersa jeni duke blere nje lavatrice te re mos pretendoni te shpenzoni sa me pak te jete e mundur. Ju duhet te blini nje produkt i cili harxhon me pak energji. Duke shpenzuar nje dore te mire parash ne momentin e blerjes do te kurseni para per vitet ne vazhdim.
20- Pastroni rregulisht filtrin e ajrit te kondicionuar te makines
Nje filer ajri i paster do tju beje te harxhoni rreth 7% me pak karburant.
21- Mos mbani ne portofol karten e kreditit
Nese mendoni se do tju duhen para per nje rast urgjent atehere perdorini, ne te kundert mund ti lini ne shtepi diku te vendosura ne raft per te mos i perdorur per gjera te kota.
22- Gatuani ne baze te ofertave
Programoni recetat e javes ne baze te produkteve ne oferte qe do te gjeni neper supermarket dhe jo anasjelltas.
22- Frekuentoni supermarketin me ekonomik
Nuk keni pse paguani per te njejtin produkt 2-fishin e parave. Ju mund te krahasoni cmimet e supermarketeve te ndryshme dhe te blini tek ai qe kushton me pak per xhepin tuaj.
23- Mos blini buke
Nese mendoni se te konsumoni buke te blere kushton njesoj me ate qe do te beni ne shtepi, e keni gabim. Pervec kursimit do te hani dicka te shijshme dhe te shendetshme.
24- Mos i perdorni parate si anti-stres
Nese perdorni shpesh parate per te hequr lodhjen dhe stresin e dites eshte koha te hiqni dore. Ka shume menyra per tu qetesuar dhe clodhur pa harxhuar para. Ne vend te kesaj ju mund te beni nje shetitje ose te uleni diku ne park per te shijuar natyren.
25- Mirembani pajisjet elektroshtepiake
Pastroni me kujdes nga pluhuri dhe papastertite e tjera pajisjet tuaja elektroshtepiake me qellim qe te kene jetegjatesi te madhe.
26- Frekuentoni tregun e sendeve te perdorura
Nese keni nevoje per nje veshje ose send te caktuar mire eshte te kerkoni si fillim ne tregun e te perdorurave. Do te blini keshtu ate qe ju nevojitet dhe do te kurseni para per dicka tjeter.
27- Mbani sa me paster duart
Nese ju kujdeseni per higjenen e duarve do te mbani larg trupit viruset dhe bakteret dhe keshtu do te jeni me pak te predispozuar per tu prekur nga semundjet. Ne kete menyre do te kurseni parate qe do te shpenzonit per medikamentet kuruese.

Lexoni dhe: Si ta mësoj fëmijën të vlerësojë ato që ka?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Ulja e rrogës në të...

Shkencëtarët vlerësuan sesi ndryshimet në pagë ndikuan në shëndetin e trurit të më shumë se 3,000 të rriturve në SHBA. Studimi 20-vjeçar filloi në 1990, dhe ndoqi pjesëmarrësit përmes recesionit...

Shqetësimi që keni për paratë...

Studimi i afro 15 000 amerikanëve të cilët ishin nga 24 deri në 32 vjeç zbuloi se migrena ishte e zakonshme mes atyre që kishin “pasiguri ushqimore”. Rreth një e...

A duhen futur në ngrirje...

Është një moment emocionues për një nënë kur ajo fillon dhe i jep fëmijës së saj ushqime solide. Nëse fëmija juaj ka mbushur 6 muaj dhe planifikoni t’i filloni ushqimet,...

A duhet t’i tregojmë fëmijës...

Do të kisha dashur një shumë të madhe në llogarinë time bankare, në mënyrë që fëmijët e mi të mendonin se unë dhe burri im Pjetri, jemi të pasur. Vajzat...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X