Vitamina K, perse duhet ta perdorim tek bebet

0 0

Përdorimi i vitaminës K është shumë i rëndësishëm për shëndetin e njeriut, dhe këtu nuk bëjnë përjashtim edhe të porsalindurit.

Por për cfarë shërben vitamina K?

Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme për strukturën kockore të fëmijës si edhe për koagulimin e gjakut. Në rastin e parë duhet të përdoret vitamina K2.

Përsa i përket proçesit të koagulimit, duhet të përdoret vitamina K1 e cila aktivizon proteinat plazmatike C, M, S, Z dhe prototrombinën.

Gjithashtu sipas një studimi të kryer nga “Rush University Medical Center”, rëndësia e vitaminës K lidhet edhe me zhvillimin e aftësive konjuktive të fëmijës.

Ku mund ta gjejmë tjetër?

Burime shumë të mira të vitaminës K janë edhe: borziloku, majdanozi, brokoli.

Kur jepet tek i porsalinduri?

Këshillohet të përdoret menjëherë pas lindjes në mënyrë që të evitohet shfaqja e sëmundjes hemoragjike tek i porsalinduri, e cila shkaktohet nga mungesa e vitaminës K në oragnizëm. Kjo sëmundje mund të shkaktojë hemorragji modeste ose të rëndë.

Kur fëmija rrezikon për t’u prekur nga kjo sëmundje?

Foshnjat të cilat janë më të rrezikuara janë:

  1. Fëmijët që kanë qënë të nxirë gjatë lindjes;
  2. Fëmijët me vështirësi në frymëmarrje;
  3. Fëmijët me probleme në mëlçi;
  4. Fëmjët që kanë lindur para kohe;
  5. Kur gjatë lindjes është përdorur Forceps ose operacion çezarian.

Duhet të dini se marrja e kësaj vitamine është shumë e rëndësishme duke qënë se bebet lindin me një nivel të ulët të vitaminës K. Edhe pse ajo prodhohet shpejt gjatë ditëve të para nuk është e mjaftueshme për të ndaluar hemorragjinë.

Lexoni edhe: Perse vitamina D eshte e rendesishme per bebet?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X