Duke qënë se biberoni fallco është gjithmonë ose një pjesë të caktuar të ditës në gojën e fëmijës, është lehtësisht i prekshëm nga bakteriet dhe për këtë nevojitet një sterilizim i mirë para përdorimit.
Por çfarë duhet të bëjmë kur biberoni është i sapoblerë?
Pikërisht për kontaktin që ai ka me gojën e fëmijës duhet të ketë një higjienë shumë të mirë. Në momentin që sapo e keni blerë ju duhet ta sterilizoni në mënyrë të përkryer, pra edhe më mirë se zakonisht.
Si lahet një biberon i ri?
Disa nëna vetëm e shplajnë, disa e lajnë me sapun neutral, disa e sterilizojnë. Mënyra më e mirë është sterilizimi dhe e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe me biberonat e qumështit. Kjo është e rëndësishme sepse amballazhi nuk është i mjaftueshëm për ta mbajtur atë larg bakterieve. Mënyrat e sterilizimit janë të ndryshme, por një ndër më ekonomiket është zierja e tij në një tenxhere me ujë të nxehtë për 5 minuta.
Nuk duhet ta ekzagjeroni!
Higjiena dhe sterilizimi janë shumë të rëndësishme për t’u ndjekur, por gjithmonë pa ekzagjeruar! Nëse në një moment fëmijës biberoni i bie tek çarçafët, mbi tavolinën e kuzhinës, në ulësen e relaksit apo sexholinos, nuk është i domosdoshëm sterilizimi. E kundërta duhet të ndodhë nëse ai bie në tokë, edhe pse tapeti apo dyshemeja nuk është shkelur me këpucë.
,Lexoni edhe: Heqja e cucos

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu