Keshilla qe biberoni fallco te mos jete me nje ves per femijen

0 0

Ja çfarë këshillon profesori Jousselme, i cili ushtron profesionin e tij në shërbimin e psikiatrisë së fëmijës në “Foundation Vallee” Francë. Si duhet të veproni dhe çfarë duhet të keni parasysh në lidhje me heqjen e çuços.

 

  • Mos e dramatizoni situatën.

Nëse fëmija nuk është tepër i varur nga biberoni fallco do ta ketë më të lehtë të shkëputet nga ai. Vështirësia më e madhe do të paraqitet tek fëmijët që nuk qëndrojnë dot pa të më shumë se një orë, kjo pasi nuk ju është ofruar një mënyrë tjetër qetësimi. Ka qënë biberoni fallco që ka “ngushëlluar” të gjitha dhimbjet e tij qysh nga lindja.

  • Prisni momentin e duhur.

Shpesh fëmijët e braktisin atë pas disa muajsh ose rreth moshës 2-vjecare, dhe nëse ai nuk e bën këtë duhet ta bëni ju në mënyrë që çuço të mos bëhet një pengesë për fëmijën në aspektin social. Ndërsa jeni duke kuptuar se cili është momenti i duhur duhet të tregoni kujdes edhe ndaj disa aktiviteteve si për shembull ardhja në jetë e një fëmije, futja në kopësht, ndryshimi i dados etj, të cilat do të ndikojnë negativisht në këtë proçes.

  • I sygjeroni disa alternativa.

Për shembull nëse është periudha e Vitit të Ri mund t’i sygjeroni t’ja japë babagjyshit, nëse po shkon në kopësht mund t’i thoni se tashmë është i rritur, pra çdo nënë mund të jetë në gjendje të gjejë një frazë të përshtatshme për të bindur fëmijën. Këtu kemi të bëjmë me një “teknikë familjare” e cila është tepër personale.

  • Evitoni metodat radikale.

“Duke filluar që nesër nuk ka me biberon”! Ta hidhni në plehra, ta fshihni, janë të gjitha teknika shumë të ashpra për një fëmijë. Këto teknika në të vërtetë do të shkaktonin rezultate të kundërta nga ato që prisni.

Lexo dhe:A është mirë që nëna të fusë në gojë çuçon e fëmijës?

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X