Shumë prindër nuk e dinë se çfarë efekti ka pastrimi i çuços me pështymën e tyre. Por, mesa duket diçka e tillë mund të ketë përfitime për shëndetin e fëmijës.
Pastrimi i çuços me pështymën e prindit mbron fëmijët nga astma dhe alergjia
Një studim i Sistemit Shëndetësor Henry Ford zbuloi se foshnjat prindërit e të cilëve thithnin biberonin fallso (çuçon) për ta pastruar para se t’ja jepnin fëmijës, kishin një nivel më të ulët të antitrupave që lidhen me zhvillimin e alergjive dhe astmës.
Studiuesit thonë se prindërit mund të kalojnë bakteret e shëndetshme tek fëmija që do të ndikojnë në zhvillimin e hershëm të sistemit imunitar të tyre.
Gjetjet janë në përputhje me ato të një studimi suedez të vitit 2013, i cili raportoi një lidhje midis prindërve që thithin çuçon e fëmijës së tyre me një rrezik të reduktuar të zhvillimit të alergjive.
Studimi përfshinte 128 nëna të cilat u pyetën sesi e pastronin çuçon para se t’ja jepnin fëmijës. Disa thanë se e kalonin në ujë të valuar, disa e lanin me sapun, ndërsa një pjesë tjetër e fusnin në gojën e tyre. Rezultoi se fëmijët e këtyre të fundit, kishin më pak gjasa të zhvillonin alergji dhe astmë.
Megjithatë, autorët thonë se nevojiten më shumë studime për të konfirmuar këto rezultate.
Lexo edhe: Ja pse duhet tu pastrojme gjuhen femijeve
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu