Vaporet

0 0

Irritimi i lëkurës nga nxehtësia
Një mjedis i nxehtë dhe i pa ajrosur mirë mund të shkaktojë irritimin e lëkurës. Kjo vjen nga që trupi djersitet shumë dhe gjëndrat e djersës rriten dhe skuqen. Irritimi i lëkurës nga nxehtësia është i zakonshëm tek fëmijët, sepse gjëndrat e tyre të djersës nuk funksionojnë ende ashtu siç duhet.
Çfarë janë vaporet?
Puçrrat e vapës janë një shpërthim puçrrash të vogla ( quhen ndryshe prush ) në lëkurë, të shkaktuara nga mbinxehja e tepërt e fëmijës. Kjo është e shpeshtë veçanërisht tek foshnjat në vitin e parë të jetës.
Në përgjithësi këto puçrra shfaqen në lëkurën e fytyrës dhe në pjesët ku lëkura formon palosje ( kofshë, krahë ). Nuk është e rëndë dhe mund ta mjekoni në shtëpi.
Shenjat
Shfaqen disa puçrra të vogla të kuqe shfaqen në pjesët ku trupi është më i nxehtë, veçanërisht në qafë, fytyrë, bërryla dhe poshtë gjunjëve.
Çfarë mund të bëni?
– Zbuloheni fëmijën nga batanijet e rënda dhe të trasha që e keni mbuluar në shtrat, apo hiqini një pjesë të veshjeve. Lëreni të flejë vetëm me një kanatiere dhe mbathje, poshtë tyre mund të lihet vetëm panolina.
– I bëni banjo me ujë të vakët. Mos e fshini, por prekeni lehtësisht me peshqir lëkurën duke e lënë pak të njomë, në mënyrë që fëmija duke u tharë të freskohet. Kur të thahet lëkura, mund la lyeni me një krem hidratues për fëmijë.
– Matni temperaturen e fëmijës dhe trajtojeni atë sipas këshillave që keni marrë për temperaturën.
– Sigurohuni që temperatura e dhomës të mos jetë shumë e lartë dhe ajri të qarkullojë mirë.
Çfarë mund të bëjmë për të parandaluar puçrrat e vapës?
– Në stinën e nxehtë visheni fëmijën lehtë, me veshje. Mbajeni në hije, jo në rrezet direkte të diellit.
– Këshillohuni me mjekun nëse prushi nuk zhduket brenda 12 orëve.
Çfarë mund të bëjë pediatri?
Pediatri verifikon nëse puçrrat janë nga vapa. Në këtë rast nuk ka nevojë për asnjë mjekim. Në rast se dyshon për ndonjë problem tjetër, mjeku do t’ju kërkojë analiza dhe do t`ju këshillojë trajtimin e nevojshëm.

Lexoni edhe: Llojet me te shpeshta te irritimit te lekures te femijet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X