Llojet me te shpeshta te irritimeve te lekures tek femijet

0 0

Lëkura e bebes është shumë e ndjeshme dhe mund të irritohet me shumë lehtësi. Ndër llojet më të shpeshta të irritimeve të lëkurës të fëmijës janë:

  1. Ekzema

Lëkura shfaqet e thatë, e kuqe, vende-vende e verdhë dhe e rrjepur. Fëmija nga kruajtjet mund ta gjakosë dhe acarohet edhe më tepër nga materiali i keq i veshjeve si edhe nga nxehtësia.  Kjo gjendje përkeqësohet nga era e dimrit si edhe vapa në verë, nga kremrat dhe shampot jo bimore si edhe materiali poliestër. Ju duhet të hidratoni shumë mirë lëkurën e fëmijës me kremra trë posacëm për ekzema.

  1. Vaporet

Shfaqen në kohën e vapës dhe nëse lëkura nuk ajrohet mjaftueshëm. Lëkura skuqet dhe mbushet me puçrra, të cilat mund të shfaqen edhe në stinën e dimrit nëse fëmija nuk hidratohet mjaftueshëm dhe ndien vapë duke qënë se ata kanë vështirësi në rregullimin e temperaturës. Nëse ato shfaqen tek fëmija duhet ta lani atë më shpesh dhe të përdorni veshje pambuku.

  1. Njollat e kuqe

Ato mund të shfaqen si pasojë e një alergjie ose si pasojë e një virusi, të cilat zgjasin zakonisht 1-2 ditë dhe dalin rreth 3 javë pasi virusi është shfaqur. Nëse ato shfaqen dhe shoqërohen me të vjella apo probleme në frymëmarrje duhet të shkoni tek mjeku.

  1. Plasaritja e lëkurës

Zakonisht shfaqet në stinën e dimrit pasi fëmija është ekspozuar në erë të ftohtë. Zakonisht fëmijët e kanë ves të lëpijnë buzët e çara gjë e cila e rëndon edhe më tepër situatën. Parandalimi është trajtimi më i mirë për këtë arsye duhet të aplikoni një zbutës dhe hidratues tek buzët e fëmijës. Këtë e bëni edhe tek duart e tij.

Lexoni edhe: Hemangioma, shenjat e kuqe

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X