Midis mundësive të shumta të zgjedhjes që nënat kanë në momentin që blejnë sendet e bebes së tyre, ekziston edhe ajo e produkteve natyrale. Shpesh nënat e kanë të vështirë të bëjnë zgjedhjen e duhur, dhe ndërkohë që i porsalinduri ka nevojë për produktet e duhura në mënyrë që të marrë në çdo moment kujdesin e duhur.
Duke qënë se në përgjithësi produktet komerciale përmbajnë përbërës agresivë të cilët janë jo mjaft të përshtatshëm për lëkurën delikate të bebes, kemi menduar t’ju japim disa sygjerime në lidhje me përdorimin e produkteve natyrale.
Pastrimi i zonës së bebelinës: ju mund të pastroni fëmijën me një garzë (ose pambuk) të lyer me vaj luledielli, ulliri ose bajamesh. Përdorimi i vajit do të parandalojë edhe irritimet e lëkurës së bebit. Nëse jeni në shtëpi do të ishte mirë që fëmijën ta lanit gjithmonë me ujë të rrjedhshëm.
Kremi për zonën e bebelinës: gjatë ndërrimeve të përditshme mund të përdorni një nga vajrat e sipërpërmendura, ndërsa në rast skuqje duhet të aplikoni një krem me bazë zinku.
Banjoja: ju mund të shtoni një lugë niseshte orizi ose misri në ujin e vaskës së fëmijës. Niseshteja do ta lerë lëkurën e bebes tuaj të butë dhe të hidratuar. Në mugesë të niseshtesë mund të përdorni sodë bikarbonat,e cila do të jetë shumë efektive edhe në rast se lëkura e fëmijës është e irrituar për shembull gjatë verës nga vaporet.
Flokët: ju këshillojmë të përdorni 2-3 herë në javë një shampo-vaj të holluar në ujë, ose sapun (Welleda) me përberje kalendule.
Vaji i trupit: kush do të ishte më i mirë se vaji i bajames së ëmbël?
Po nëse lëkura e bebes është tepër e thatë? Mund të përdorni tërshërë të fruluar, nga e cila mund të shtoni 2-3 lugë në ujin e vaskës së banjos.
Po në vend të pudrës? Mund ta zëvendësoni me një pluhur të përgatitur nga përzierja e 50% niseshte misri dhe 50% niseshte orizi. Nëse dëshironi mund të shtoni edhe disa pika vaj esencial lavande.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu