Vaksina trivalente gjatë shtatzënisë: e sigurt dhe efektive

0 0

Vaksina trivalente gjatë shtatzënisë, thelbësore për të mbrojtur fëmijën nga sëmundjet e rënda

Së bashku me vaksinën për gripin, vaksinimi tjetër që rekomandohet gjatë shtatzënisë është vaksina trivalente që mbron si nënën ashtu edhe të porsalindurin nga difteria, tetanusi dhe pertusis. Kjo vaksinë kryesisht ka të bëjë me mundësinë për të mbrojtur të porsalindurin nga sëmundja e fundit, e cila mund të jetë vdekjeprurëse nëse haset në muajt e parë të jetës, kur fëmija nuk ka fituar akoma imunitet. Nuk ka dyshim për sigurinë e kësaj vaksine, madje është vërtetuar se nuk shkakton rrezik për fëmijën e palindur, apo për zhvillimin e një çrregullimi të spektrit të autizmit.

Asnjë rrezik për autizëm

Këto janë përfundimet e një studimi amerikan: autorët kanë studiuar vaksinën trivalente në shtatzëni duke kërkuar lidhjen që mund të kishte me rrezikun e autizmit tek fëmijët. Vaksinimi i nënës nuk u shoqërua me një mundësi të zbulimit të një çrregullimi të spektrit të autizmit tek pasardhësi. Përkundrazi, normat e këtyre të fundit ishin më të ulëta në mesin e fëmijëve të grave të mbrojtura që kishin bërë vaksinën.

Normat e vaksinimit

Normat e vaksinimit në SHBA janë rritur me shpejtësi: nga 26% e grave shtatzëna në 2012 në 79% në 2014. Në Itali, ku vaksinimi ofrohet falas midis javës së 27 dhe 35 të shtatzënisë, edhe sot anëtarësia nuk arrin në 10%. Megjithatë, rreziqet nga sëmundjet si pertusis tek të sapolindurit janë të larta. Prandaj qëndrimi i bashkësisë së mjekëve dhe gjinekologëvenë të gjithë botën është vënë në funksion të ndërgjegjësimit  për të rritur njohuritë mbi vaksinat që do të kryhen gjatë shtatëzanisë.

Antitrupat nga nëna tek foshnja

Me vaksinën trivalente gjatë shtatzanisë nxitet transferimi i antitrupave nga nëna tek i porsalinduri, për të mbrojtur këtë të fundit deri sat ë vaksinohet, sigurojnë ekspertët. Profilaksia duhet të përsëritet me çdo shtatzëni, edhe në qoftë se ka një periudhë shumë të shkurtër ndërmjet njërës shtatzëni dhe tjetrës.

Lexo edhe: Frikerat gjate shtatzenise dhe si t’ia dilni






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X