Frikërat gjatë shtatzënisë dhe si t’ia dilni

0 0

Përjetimi i frikërave dhe fobive gjatë shtatzënisë janë të zakonshme. Në këtë artikull, ju do të lexoni për llojet e ndryshme të fobive që mund të ketë një grua shtatzënë dhe këshilla për tejkalimin e tyre.

‘Tokofobia’ është termi i përdorur për frikën e përjetuar në periudhën e shtatzënisë. Kjo është një çështje psikologjike që ndodh në disa gra në momentin që ato mësojnë se janë shtatzëna. Këto frikëra nuk janë të kufizuara vetëm për shtatzëninë e parë, por gratë janë të frikësuara edhe në shtatzëninë e dytë ose të tretë. Ndonjëherë, këto janë aq më keq sa mund të çojnë gruan të bëjë abort.

Shkaqet e frikës nga shtatzënia:

Ka shumë shkaqe që mund të shkaktojnë frikë nga shtatzënia, gjë që mund ta bëjë të vështirë për një nënë që pritet të përballojë shtatzëninë e saj. Shkaqet janë:

  • Dhimbja gjatë lindjes;
  • Mungesa e mbështetjes emocionale nga bashkëshorti / ja ose prindërit;
  • Dështimet e mëparshme ose lindja e fëmijëve pa jetë;
  • Përvoja të këqija të shtatzënisë si trauma tek një mikeshë apo një e afërme.

Cilat janë simptomat e Tokofobisë?

Shumë gra që janë shtatzëna shpesh ndiejnë se janë të vetme në këtë vuajtje dhe askush nuk mund t’i shpëtojë ato nga një situatë e tillë. Kjo frikë i bën të besojnë se jeta e tyre dhe jeta e fëmijës së tyre janë në rrezik të madh. Kjo si rezultat çon në zhvillimin e një ose më shumë simptomave të tilla si:

  • Djersitje e tepërt;
  • Të vjella;
  • Vështirësi në frymëmarrje;
  • Gojë e thatë;
  • Nuk ndihen mirë;
  • Tremben shumë;
  • Rrahje të larta të zemrës;
  • Pamundësia për të menduar me qetësi;
  • Frika nga vdekja;
  • Sulmet e panikut;
  • Ndjenjë këputjeje

Frikërat më të zakonshme në shtatzëni dhe mënyrat për t’ia dalë:

Gratë kanë tendencë të përjetojnë një ose më shumë frikëra gjatë shtatzënisë të cilat janë të listuara më poshtë dhe mund të ndikojnë në shëndetin e nënës dhe fëmijës së saj. Nëse jeni një nënë e tillë, duhet të mbani mend se sa lehtë mund ta kapërceni frikën.

  1. Frika se nuk mund të keni një fëmijë të shëndetshëm:

Kjo frikë zakonisht ju përndjek kur keni patur një dështim ose lindje të parakohshme në shtatzëninë tuaj të mëparshme ose keni lexuar dhe dëgjuar për foshnjat e lindura me defekte. Ju mund të bëni një diskutim me mjekun tuaj për këtë frikë dhe të merrni një test ultratinguj ose proteina të fetusit për t’ju ndihmuar që të jeni të sigurta se rritja e foshnjës tuaj është normale dhe e shëndetshme.

  1. Frika nga dhimbjet e lindjes

Disa nga të afërmit tuaj si motra apo një mikeshë mund të ketë përjetuar një lindje me shumë dhimbje.  Kjo mund t’ju ketë lënë të tmerruar për dhimbjet e para lindjes. Mjeku juaj do t’ju ndihmonte për ta kapërcyer këtë çështje duke ofruar informacion mbi një sërë opsionesh për lehtësimin e dhimbjeve që janë në dispozicion në ditët e sotme. Ju gjithashtu mund të diskutoni me mjekun tuaj për të pasur një operacion cezariane nëse nuk doni të përjetoni dhimbjet e lindjes

  1. Frika se nuk do të jeni një nënë e mirë.

Kjo është një çështje që mund të lindë kur nuk keni një lidhje të ngushtë me nënën tuaj. Ju mund ta bindni veten duke lexuar libra apo faqe në internet për prindërit e rinj. Një tjetër ide interaktive është të bashkoheni me forumet “prindër” online, ku ka nëna të tjera si anëtare dhe të bëni biseda me to për të lehtësuar fobitë tuaja.

  1. Ardhja në jetë e bebit tuaj papritmas ose në një vend të papritur:

Ju do të gjeni lajme të tilla në gazeta, pasi këto raste janë shumë të rralla. Por ju mund të ndieni dhimbjet e lindjes në një mënyrë intensive dhe me shumë mundësi nuk do ta lindni fëmijën në mënyrë të papritur, pa ndier asnjë shenjë. Prandaj, sigurohuni që asgjë nuk do të ndodhë papritmas. Edukoni veten në lidhje me fazat e ndryshme të lindjes. Mbani numrin e urgjencës të spitalit tuaj dhe të qëndroni të forta mendërisht.

Procesi i lindjes është me të vërtetë një proces i vështirë, por nuk ka asnjë arsye pse të mos keni kujtime të mira nga shtatzënia apo lindja e fëmijës. Kujdesuni për veten, pushoni më shumë, ushqehuni shëndetshëm, dhe të gjitha të mirat do t’ju vijnë bashkë me bebin!

Lexo edhe: Rrefimi pa doreza i nenes: Kam frike se nuk do ta dua njesoj femijen e dyte






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X