10 gjerat e para qe duhet te beni pasi testi i shtatzanise rezulton pozitiv

0 1

Mjaftojne dy vija te kuqe se testit te shtatzanise qe t’ju bejne te ndiheni nene menjehere dhe te imagjinoni ate vogelush ne krahet tuaj. Por qe te vije momenti te keni ne krahe beben tuaj duhen edhe 9 muaj dhe gjate kesaj kohe do te keni shume gjera per te bere. Nderkohe ato qe duhet te beni menjehere pas testit jane:
1- Zgjidhni gjinekologun
Ju duhet te zgjidhni mjekun i cili do te ndjeke per 9 muaj shtatzanine tuaj. Ai per ju duhet te jete nje person qe t’ju jape besim, pasi shendeti juaj dhe i femijes tuaj do te jete pikerisht ne duart e tij.
2- Merrni acid folik
Zakonisht acidi folik fillohet 3 muaj para shtatzanise dhe vazhdohet deri ne muajin e 3-te te shtatzanise. Doza qe duhet marre eshte rreth 400 mg ne dite, pervec rasteve kur ju mund te vuani nga nje patologji specifike si psh: diabeti, epilepsia etj te cilat kerkojne te merret doze me e larte. Acidi folik ndihmon ne zhvillimin korrekt dhe pa defekte te tubit nervor te femijes. Ai eshte nje nga mbrojtesit kryesore te femijes nga “spina bifida”.
3- Tregoni kujdes me medikamentet e marrra
Nese jeni duke marre mjekim per nje semundje kronike duhet te konsultoheni me mjekun, i cili do t’ju thote nese duhet ta vazhdoni, te rregulloni dozen apo ta nderprisni. Gjithashtu nuk duhet te perdorni kremra me permbajtje retinoidi (derivate te vitamines A), pasi edhe pse aplikohet ne menyre lokale ndikon negativisht ne zhvillimin e fetusit.
4- Hiqni dore nga alkoli dhe duhani
Ju keshillojme te rregulloni disa zakone se te jetuarit qe ne momentet e para te shtatzanise. Te parat qe duhet te largoni nga jeta juaj jane alkoli dhe duhani (nese jeni konsumatore), te cilat ndikojne ne zhvillimin e abortit dhe rritjen e mundesise se lindjes te femijes premature. Alkoli deperton lehtesisht tek fetusi nepermjet placentes. Mos u mundoni ta reduktoni sasine e konsumuar qofte te duhanit edhe te alkolit, pasi per femijen eshte njesoj e demshme. Ju duhet te hiqni dore nga keto vese njehere e pergjithmone.
5- Merrni masa kunder toksoplazmozes
Nese ende nuk i jeni nenshtruar analizave te cilat tregojne imunitetin tuaj ne lidhje me toksoplazmozen, atehere duhet te keni kujdes te mos konsumoni produkte te pagatuara te mishit si dhe fruta dhe perime te cilat nuk jane lare mire. Gjithashtu duhet te keni kujdes mos i afroheni feceve te kafsheve, sidomos te maces.
6- Evitoni sportet e renda
Gjate muajve te shtatzanise nuk duhet te praktioni aktivitete sportive te cilat ju japin ankth dhe lodhje te madhe fizike. Ju duhet te ushtroni aktivitete te lehta sportive te cilat ndikojne pozitivisht ne shtatzani. per kete duhet te flisni me mjekun gjinekolog i cili do t’ju rekomandoje sportet e pershtatshme per shtatzanine.
7- Mos frekuentoni saunat
Nuk duhet te shkoni ne sauna pasi temperaturat e larta te ambientit do te rritin ato trupore dhe si rrjedhim do te djersitni me shume. Duke djersitur trupi do te pesoje hipertermi e cila do te ule presionin e gjakut.
8- Pini shume uje
Uji gjate shtatzanise eshte mjaft i rendesishem sepse duke e konsumuar ate ulet rreziku i dehidratimit te trupit tuaj. Ai ndikon ne formimin e lengut amniotik, i cili perbehet nga uji ne masen rreth 90%. Gjithashtu konsumimi i ujit do te ndihmoje ne prodhimin e qumeshtit te gjirit pas lindjes, i cili eshte i perbere nga rreth 87% uje.
9- Mbroni lekuren nga dielli
Gjate veres ju duhet te kujdeseni per lekuren tuaj gjate shtatzanise. Ju duhet te aplikoni (sidomos ne fytyre) krem mbrojtes me SPF te larte, pasi ai do t’ju mbroje edhe nga shfaqja e njollave kafe ne fytyre. Keto njolla shfaqen gjate shtatzanise per shkak te rritjes te nivelit te hormoneve.
10- Mos beni vaksina pa rekomandimin e mjekut
Ju mund te beni vaksinen kunder gripit pas trimestrit te dyte. Pervec kesaj nuk duhet te beni asnje vaksine pa rekomandimin e mjekut.

Lexoni edhe: Lajmi i shtatzanise kur jua keni komunikuar familjareve tuaj






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X