Mund të shkoni në sauna kur jeni shtatzënë dhe nese po sa gjatë mund të qëndroni?
Keto jane disa nga pyetjet me te zakonshme qe kane nenat qe presin te behen me femije. Kur keni dhimbje shpine gjatë kësaj periudhe mëndja ju shkon tek nxehtësia që përcjell sauna. Por, para se të shkoni deri këtu është e rëndësishme të kuptoni rreziqet dhe përfitimet.
Cilat janë rreziqet për gratë shtatzëna në sauna?
Ngrohja ekstreme dhe konstante është shqetësimi kryesor për përdorimin e saunës gjatë shtatzënisë. Nxehtësia që përcjell mund të jetë relaksusese për ju, por mund të mos jetë e sigurt për fëmijën. Kur fëmijët janë në mitër, ata nuk mund të rregullojnë temperaturën e trupit të tyre.
Kjo do të thotë se ata nuk mund të tolerojnë nxehtësinë ekstreme të një sauna. Disa studime kanë treguar se fëmijët e ekspozuar ndaj temperaturave të larta gjatë tremujorit të parë kanë komplikime të rënda të trurit ose palcës së eshtrave. Është e mundur që ekspozimi ndaj nxehtësisë ekstreme mund të shkaktojë abort ose defekte ventrikulare.
Studimi, në këtë rast, është në ende në vazhdim. Në fakt, edhe dushi i nxehtë gjatë shtatzënisë nuk duhet. Duhet të jetë një temperaturë mesatare. Nëse mjeku ju jep të drejtën të përdorni saunën gjatë shtatzënisë, duhet të qëndroni maksimumi 15 minuta.
Disa mjekë e ndalojnë kategorikisht përdorimin e saunës gjatë shtatzënisë. Madje edhe kur qëndroni pak mund të shkaktojë ndërlikime për fëmijën. Sa për pishinat mund të shkoni, por me përjashtim kur keni folur me mjekun dhe ai nuk e lejon. Në rast se jeni në sauna dhe ju fillojnë të përzierat mënjëherë duhet të largoheni. Kjo është një shenjë që organizmi nuk po e duron dot.
Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se jo të gjitha saunat janë të njëjta. Disa mbahen në temperatura të ndryshme. Një sauna është një dhomë e veshur me dru që prodhon nxehtësi të thatë me lagështi shumë të ulët. Shumica e saunave mbahen brenda një temperature prej 82 deri në 90 °C. Lagështia mbahet nën 15%.
Cilat janë përfitimet shëndetësore për përdorimin e një saune?
Për njerëzit normal ka disa përfitime:
Lehtësim nga stresi
Lehtësim dhimbjesh
Gjithashtu mund të lehtësojë dhimbjen e muskujve pas një stërvitje të vështirë. Por edhe në rast se nuk jeni shtatzënë është mirë që të flisni me mjekun.
Lexo edhe: Cilat jane trajtimet estetike qe lejohen ne shtatzani?
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu