Toksoplazmoza gjate shtatezanise

0 2

1- Cfare eshte toksoplazmoza?
Toksoplazmoza eshte nje infeksion i shkaktuar nga nje mikroogranizem i quajtur: Toksoplazmoza gondii. Ne me te shumten e rasteve nena nuk e di qe ka qene e prekur prej saj, sepse ne pergjithesi simptomat e saj jane te lehta si psh: lodhje fizike, dhimbje koke ose fyti etj. Nese gruaja preket nje here prej toksoplazmozes, nuk ka rrezik per t’u prekur me, pasi ajo e ben trupin e gruas imun te perhershem. Nese shfaqja e ketij infeksioni ndodh gjate shtatezanise, mund te jete shume e rrezikshme, kjo pasi mund te depertohet ne fetus nepermjet placentes.
2- Cfare rreziqesh sjell per fetusin?
Nese nena e merr kete infeksion gjate shtatezanise, nuk eshte e thene ta marre edhe fetusi. Por, nese kjo ndodh, demet qe ajo sjell jane te medha, sidomos nese ndodh heret.
Fatmiresisht, infektimi i nenes nga toksoplazmoza gjate muajve te pare se shtatezanise, eshte e veshtire te ndodhe. Por, nese kjo ndodh pasojat qe sjell jane shume serioze psh: abort spontan, keqformime te fetusit, demtime ne sistemin nervor qendror te fetusit, te cilat mund te shkaktojne vonese mendore ose epilepsi, mund te formoje lezione tek syte e fetusit te cilat mund te shkaktojne verberi te lindur. Nese infektimi ndodh gjate muajve te fundit te shtatezanise, ky infeksion mund te kaloje lehtesisht ne fetus nepermjet placentes, por niveli i rrezikut qe ajo paraqet per fetusin eshte me i ulet krahasuar me ate se muajve te pare.
3- Testi qe informon per imunitetin ndaj toksoplazmozes
Imuniteti qe nje person ka ndaj ketij infeksioni mesohet me anen e nje analize gjaku, e cila tregon prezencen ose jo te antikorpeve kunder toksoplazmozes. Ky test mund te behet para shtatezanise ose me analizat e para te saj. Nese gruaja rezulton imune ndaj toksoplazmozes, mund te qendroje e qete per te gjithe muajt e shtatezanise, pa qene nevoja e riperseritjes se testit.
Nese ajo rezulton e ndjeshme ndaj toksoplazmozes, por ende nuk rezulton mbartese, duhet ta perserise testin cdo muaj, pasi nese ajo preket rrezikohet edhe fetusi.
4- Cfare duhet bere ne rast se nena eshte prekur nga toksoplazmoza gjate shtatezanise?
Nese analiza e gjakut tregon se ju jeni prekur nga toksoplazmoza, hapi i rradhes eshte berja e nje analize tjeter, e cila tregon momentin se kur gruaja eshte infektuar. Pra, nese ajo e ka marre toksoplazmozen ne tremujorin paraardhes apo para shtatezanise. Nese infektimi ka ndodhur para shtatezanise duhet te behet amniocenteza, e cila do te tregoje nese ne lengun amniotic ndodhet ndonje mikroorganizem qe mund te infektoje fetusin.
5- Mjekimi qe mund te merret
Nese nena eshte prekur nga toksoplazmoza gjate shtatezanise ajo i nenshtrohet nje trajtimi me antibiotik. Antibiotiku do te sherbeje per uljen e rrezikut se transmetimit te infeksionit te fetusi. Por, edhe nese kjo tashme ka ndodhur do te sherbeje per te reduktuar pasojat negative qe shkakton toksoplazmoza tek fetusi.
6- Si te parandalojme infektimin?
Infeksioni mund te merret vetem nese paraziti qe e shkakton ate futet ne trupin e njeriut. Ky parazit mund te gjendet tek mishi i kafshes se infektuar, ne fecet e maceve, ne nje terren qe ka defekuar nje mace e infektuar dhe tek frutat dhe perimet (sigurisht te infektuara nga fecet ose terrenet e infektuara ne te cilat jane kultivuar).
Ja masat qe duhet te merrni per te parandaluar infektimin:
– Para konsumit se frutave dhe perimeve te pagatuara, eshte e rendesishme te siguroheni qe ato jane lare me kujdes dhe me uje te bollshem, per te larguar mbetjet e terrenit, te cilat mund te shkaktojne ndonje infeksion te mundshem. Ju mund te shtoni ne uje gjate larjes sode buke ose solucione te posacme qe sherbejne per dizinfektimin e tyre.
– Nese perimet dhe frutat do te konsumohen te gatuara nuk ekziston ndonje rregull specifik per pastrimin e tyre, duke qene se gjate gatimit (zjerjes, pjekjes) shkaterrohet cdo mikrob i mundshem.
– Frutat e rritura ne peme nuk paraqesin ndonje rrezik, ndersa per ato qe kultivohen ne kontakt te drejtperdrejte me token (psh: luleshtrydhja) vlejne rregullat e siperpermendura.
– Mishi duhet te konsumohet gjithmone i pjekur ose i zjere (i gatuar). Nuk lejohet konsumimi i biftekeve me gjak. Nuk lejohet te konsumohet asnje lloj mishi edhe gjysem i pjekur, perfshire ketu edhe proshuten, qofte edhe sa per ta provuar.
– Sallami lejohet te konsumohet i pjekur. Psh: ju mund te perdorni mortadelen ose proshuten koto. Nuk lejohet ne asnje menyre perdorimi i: proshutes krudo, sallamit te papjekur (nuk konsiderohet pjekje gatimi ne shtepi, por pjekja qe i kane dhene gjate prodhimit), salcicet, lloji i proshutes spek dhe bresaola.
– Pasi keni prekur mish te gjalle ose perime te pagatuara duhet te lani duart me sapun.
– Nuk ka ndonje rrezik per infektim nese konsumoni peshk te pagatuar si psh: sushi. Por, keshillohet mosperdorimi i tyre per te shmangur infektimin nga ndonje bakter tjeter si psh: salmonela.
– Nese shtepia ka nje kopesht per te cilin duhet te kujdeseni, mund ta beni kete duke perdorur doreza plastike te posacme per kete pune. Pasi te keni mbaruar duhet perseri te lani duart me sapun.
7- Lejohet apo jo te kujdesemi per macet shtepiake?
Macet jane te parat qe vihen ne diskutim kur behet fjale per toksoplazmozen, por ne te vertete eshte e veshtire qe nje mace shtepiake te jete mbartese e saj, per t’ja ngjitur me pas ate njeriut. Perjashtohen rastet kur ajo del ne kopesht, kjo pasi ajo mund te hyje ne kontakt me terren te infektuar.
Gjate pastrimit se vendit ku qendron macja, duhet gjithmone te vendosen doreza plastike dhe me pas te lahen duart me sapun. Megjithate rreziku i infektimit ne ambienet e shtepise edhe pse ka nje mace eshte i ulet, sepse parazitit qe shkakton toksoplazmozen i duhen mesatarisht rreth 2-3 dite pas depozitimit se feces, per t’u zhvilluar. Kjo kerkon gjithashtu nje temperature ambientale rreth 24 grade celcius si dhe nje mjedis me lageshti maksimale. Duke pastruar me kujdes cdo dite ambientin ku qendron macja shtepiake, ulet ndjeshem rreziku i infektimit.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X