Vaji i livandos mund të trajtojë ankthin më mirë se të gjitha medikamentet?

0 0

Pacientëve me ankth duhet t’u jepet një linjë e parë e trajtimit me vaj livandoje në vend të të gjithë medikamenteve të tjera, thotë një psikiatër gjerman.

Profesori Peter Hans-Volz mendon se mjekët janë shumë të nxituar për të dhënë ilaçe si benzodiazepina apo medikamente të tjera për pacientët me ankth.

Në vend të kësaj, pacientët me një formë të butë çrregullimi të ankthit mund të trajtohen me mjete rrethanore natyrore, në mënyrë që të luftohen simptomat e tyre.

Megjithatë ekspertët e tjerë të shëndetit mendor në Angli kanë hedhur poshtë sugjerimin e profesorit Hans-Volz, duke thënë se është ‘e pabazuar’ dhe provat janë shumë të vogla.

Profesori Hans-Volz pretendon se kapsulat e vajit të livandos kanë treguar se janë aq të forta sa medikamentet e zakonshme kundër ankthit.

Për më tepër ai tha se livando ka më pak efekte anësore.

Mjekët mund të jenë të nxituar për mjekimin e njerëzve që përjetojnë një shqetësim emocional, pa eksploruar alternativa alternative”, tha ai për MailOnline.

‘Shumë ilaçe mund të çojnë në parashkrim të panevojshëm të medikamenteve dhe në disa raste mund të shkaktohet varësi nga to. Sipas mendimit tim, është mirë që të fillohet me ndërhyrje shumë më pak të rënda dhe kjo do të ishte me vaj livandoje. Në jetën time profesionale unë kurrë nuk kam parë një agjent farmakologjik me rezultate kaq të mira në gjykimet e rastësishme,” është shprehur ai.

Megjithatë, ekspertët britanikë kundërshtuan sugjerimin e profesorit Hans-Volz. Ata e cilësuan si një deklaratë të pabazuar në fakte dhe se nuk ka dëshmi bindëse që tregojnë se vërtet do të ketë shërim në këto raste.

Megjithatë kërkimet që janë bërë megjithëse të kufizuara, kanë qenë në gjendje të tregojnë se vaji i livandos përmirëson simptomat e ankthit të butë.

Lexo edhe: Ushqimet qe duhen shmangur nese vuani nga ankthi ose depresioni

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X