Ankthi, shkaku kryesor i mungesave në shkollë

0 0

 

Sipas hulumtimit anglez të botuar nga studiuesit në Shkollën Mjekësore të Exeter në revistën mjekësore “Shëndeti Mendor i Fëmijëve dhe Adoleshentëve”, mund të ketë një problem psikologjik pas shumë mungesave në shkollë. Ankthi është një emocion që përjetohet me një shqetësim të madh dhe që në nivele ekstreme mund të pengojë performancën e fëmijëve dhe të rinjve dhe gjithashtu të parandalojë kryerjen e aktiviteteve më të thjeshta ditore, të tilla si të shkuarit në shkollë.

Hulumtimi

Ankthi tek fëmijët dhe adoleshentët është një faktor përcaktues në mungesat në shkollë, më shumë se dhimbja e barkut dhe dhimbja e kokës: nëpërmjet një krahasimi të rezultateve të 11 studimeve, ekipi anglez klasifikoi frekuentimin në shkolla sipas kategorive të ndryshme: mungesa totale, dallimi midis mungesave mjekësore e mungesave të pajustifikuara dhe mungesave për shkak të problemeve emocionale. Hulumtimi, i kryer nga Katie Finning dhe bashkëpunëtorët e saj, theksoi një lidhje të ngushtë midis ankthit dhe mungesave në shkollë: potencialisht ankthi mund të jetë një nga shkaqet kryesore të pamundësisë së fëmijëve për të shkuar në shkollë dhe për t’u përballur me një mjedis dhe aktivitetet që ndoshta janë tepër kërcënuese dhe burime shqetësimi.

Ankthi gjithashtu shkakton simptoma fizike

Sipas studiuesve, stafi i shkollës dhe profesionistët e shëndetësisë duhet t’i kushtojnë vëmendje mundësisë që ankthi të jetë shkaktar i frekuentimit të dobët të shkollës dhe se mund të shkaktojë edhe shumë simptoma të ndryshme fizike, siç janë dhimbjet e stomakut, dhimbjet e kokës dhe çrregullime të tjera gjë që mund t’i çojë fëmijët të mungojnë në shkollë.

Mësojuni fëmijëve të menaxhojnë ankthin

Ky studim na nxit të reflektojmë se sa e rëndësishme është të mos nënvlerësohet ankthi dhe pasojat negative të shumta që mund të sjellë, që në moshë të hershme. Është thelbësore që ata që punojnë ngushtë me fëmijët t’u mësojnë atyre mënyra për t’u qetësuar kur përjetojnë ankth. Në të vërtetë, ekzistojnë trajtime të shumta që janë shumë efektive dhe që, për rrjedhojë, mund t’u mundësojnë edhe nxënësve më të rinj të kuptojnë se janë në gjendje të përballojnë në mënyrë adekuate atë që kanë frikë.

Ta dini!

Ka një ulje progresive të moshës në të cilën ndodhin ankthi dhe depresioni. 50% e rasteve ndodhin në mes moshave 15 dhe 19 dhe vlerësohet se 20% e nxënësve të shkollave të mesme janë pak a shumë të prekur rëndë.

Lexo edhe: Inkurajojini femijet te ndermarrin rreqziqe, kjo i mbron nga ankthi






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X