FDA, organizata amerikane e ushqimit dhe medikamenteve, ka publikuar një listë me 6 këshilla të cilat garantojnë një ushqyerje të shëndetshme të fëmijëve.
Ja çfarë thonë ata:
Programoni vaktet e gjithë javës
Ata konfirmojnë se çelësi i një ushqyerje të shëndetshme është hartimi i një programi javor, për gjithë familjen. Kjo do të bëhet në mënyrë që të ulet mundësia e konsumit të një ushqimi të gatshëm të blerë jashtë shtëpisë. Ju duhet të përdorni gjithmonë frutat dhe perimet në vaktet tuaja.
I bëni frutat dhe perimet interesante
Nëse fëmija juaj shfaq vështirësi në konsumin e tyre, ju mund t’i bëni ato të duken interesante në sytë e tyre. I jepni të hanë ato që i pëlqejnë më shumë duke i prerë në forma të ndryshme dhe të bukura.
Porcioni i fëmijës duhet të jetë më i vogël se ai i të rriturve.
Mirë është që porcioni i fëmijës të jepet në varësi të moshës të fëmijës. Mos u shqetësoni nëse fëmija juaj nuk ha sa ju, pasi në të kundërt mund të nxisni tek ata zakonin e të ngrënit shumë. Më mirë i leni ta zgjedhin vetë sa do të hanë.
Kontrolloni gjithmonë etiketat
Është shumë e rëndësishme të kotrolloni gjithmonë etiketat, në mënyrë që të shikoni vlerat ushqyese që produkti ka, për të verifikuar gjithashtu edhe vlerat e yndyrave dhe sheqernave.
Si duhet të sillen prindërit në supermarket?
Ndërsa jeni duke bërë pazarin duhet të keni të qartë që duhet të blini ushqime dhe jo produkte ushqimore industriale, të cilat janë të mbushura me konservantë. Është e vërtetë që një pjatë e gatshme është shumë praktike duke qënë se ngrohet brenda dy minutave në mirkovalë, por ndonjëherë është thjesht cështje organizimi. Të gatuash oriz integral kërkon 45 minuta, dhe nuk ka nevojë ta përzieni shpsh. Perimet mjafton t’i pastroni dhe t’i gatuani në një tenxhere me presion për pak minuta.
Evitoni patatet e skuqura
Patatet e skuqura kanë shumë kalori dhe janë të pasura me natrium, i cili me kalimin e kohës favorizon hipertensionin. Ato janë të dëmshme sepse përmbajnë një substancë kancerogjene, e cila zhvillohet pikërisht gjatë proçesit të skuqjes së amidonit në temperature të lartë.
I jepni fëmijës një shembull të mirë
Ky është një rregull shumë i rëndësishëm. Ata do të mësojnë të vlerësojnë ushqimet e shëndetshme duke pasur para një shembull të mirë. Nëse në shtëpinë tuaj do të ketë vetëm pije me gaz dhe ushqime të gatshme sigurisht që edhe fëmija do të mësohet t’i vlerësojë ato më shumë.
Lexoni edhe: 10 ushqimet qe duhet te evitoni gjate ushqyerjes se bebes
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu