10 ushqimet qe duhet te evitoni gjate ushqyerjes se bebes

0 0

Ju këshillojmë që të ushqeni vetëm me gji fëmijën deri në muajin e 6-të të tij, dhe nëse për një arsye të caktuar fëmija ushqehet me formulë, ta vazhdoni këtë gjithashtu deri në këtë periudhë. Nëse tashmë mendoni se fëmija juaj është gati të fillojë ushqimet e ngurta duhet të dini se cilat janë 10 ushqimet që duhet të evitoni.

  1. E bardha e vezës. Ky ushqim ka tepër proteina dhe për pasojë është i dëmshëm për bebet nën moshën 1-vjeçare, pasi në të kundërt mund të shkaktojë probleme në stomak apo komplikacione të tjera.
  2. Gjalpi i kikirikut. Është i pasur me kalium, proteina dhe fibra, e megjithatë forma e tij mund të shkaktojë probleme tek dhëmbët e fëmijës.
  3. Perimet e pagatuara. Ato janë shumë të shëndetshme deri në momentin që i jepen fëmijës në formën e duhur, pasi në të kundërt mund të kthehen në faktor rreziku si për shembull karrota e gjallë, e cila mund të shkaktojë mbytje tek fëmija.
  4.  Arrat. Janë të pasura me fibra, vitamina etj, e megjithatë nëse i jepet fëmijës e plotë mund të shkaktojë gjithashtu mbytje.
  5. Ushqimet e konservuara. Këto ushqime mund të shkaktojnë sëmundjen e botulizmit (infeksion tepër serioz që shkaktohet nga bakteri i botulinës) si edhe infeksione të tjera bakteriale.
  6. Peshku. Disa lloje peshku (kryesisht ai i përmasave të mëdha), ka përmbajtje të lartë merkuri dhe nëse i jepet fëmijës në një moshë të papërshtatshme mund të dëmtojë shëndetin e tij.
  7. Mjalti. Ai përmban spore të cilat shkaktojnë infeksionin e botulizmit tek bebet.
  8. Lëngjet e frutave. Lëngjet e përgatitura në shtëpi janë të shëndetshme, të kundërtën duhet të themi për ato industriale që janë plot me substanca të dëmshme.
  9. Qumështi i lopës. E ritheksojmë, në asnjë mënyrë nuk duhet të pihet nga fëmija para vitit të parë të jetës. Ai përmban proteina dhe minerale jo të mira për një bebe nën 12 muajsh.
  10. Lëngjet e agrumeve. Ato janë të pasura me vitaminë C dhe kalium, por gjithashtu kanë edhe aciditet të lartë. I evitoni ato deri në moshën 1-vjeçare të fëmijës.

Lexoni edhe: Ushqyerja e femijes, 6 keshilla per ta bere sa me te shendetshme

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X