Udhëtimi i parë me fëmijën e porsalindur nuk është dhe jo aq praktik sa duket. Mund të krijojë shumë dyshime dhe ankth, por në fund do e shijoni shumë. Nëse fëmija ka lindur në fund të pranverës ose në ditët e para të vjeshtës është shumë mirë të zgjidhni një vend të freskët. Por nëse fëmija ka lindur në dimër është mirë që të zgjidhni një vend me klimë të butë.
Në të gjitha rastet duhet të merrni disa masa paraprake në mënyrë që udhëtimi me fëmijën e vogël të shkojë sa më mirë dhe qetë.
Ja disa këshilla që duhet t’i keni parasysh:
1) Si të zgjidhni destinacionin ideal
2) Kohëzgjatja dhe lloji i akomodimit
3) Veshje të përshtatshme sipas klimës
4) Ushqimi dhe uji
5) Higjiena dhe pastrimi gjatë udhëtimit
1) Si të zgjidhni destinacionin ideal
Duhet të shmangni vendet me shumë njerëz, si dhe vendet shumë të izoluara. Bëni plazh shumë shpejt në mëngjes dhe pak para se të perëndojë dielli.
2) Kohëzgjatja dhe lloji i akomodimit
Do të ishte mirë që të zgjidhnit një shtëpi me qera. Në të kundërt duhet të zgjidhni një hotel që është i pajisur për të akomoduar të porsalindurit në mënyrë që tu ofrohet prindërve rehati maksimale.
3) Veshje të përshtatshme sipas vendit qe zgjidhni
Psh Det
– kapelë dielli;
– syze dielli;
– t-shirt dhe pantallona të shkurtra;
– një triko dhe një mbulesë për mbrëmjen e ftohtë;
– pelena për det, në rast se dëshironi ta fusni në ujë;
– një krem për djegien nga diell;
– anti-mushkonja.
4) Ushqimi dhe uji
Kur udhëtoni me një fëmijë, nevojat për ushqim dhe ujë duhet të merren në konsideratë. Është mirë që ushqimin e foshnjës ta përgatisni që nga shtëpia. Nëse ushqen me gji nuk është problem, por nëse sapo keni filluar ushqimet e ngurta është pak problem. Ështe mirë që vendi që zgjidhni për të shkuar të ketë afër një spital ose farmaci.
5) Higjiena dhe pastrimi gjatë udhëtimit
Destinacionin që zgjidhni për të shkuar është mirë të mos jetë shumë larg për arsye se fëmija bëhet nervoz. Kujdes kur bëni pastrimin e pelenës së fëmijës. Mos harroni të merrni me vete një shishe ujë dhe biberona në mënyrë që të keni mundësi t’i ndryshoni nëse ju bien në tokë.
Pasi t’i keni të gjtha këto jeni gati për të shkuar. Udhëtim të mbarë!
Lexo edhe: A mund te kete probleme gjate udhetimit me makine nje femije i vogel?
Sorry, there are no polls available at the moment.')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu