Terapia e zëvendësimit të hormoneve dhe kanceri i gjirit: cila është lidhja mes të dyjave?

Terapia e zëvendësimit të hormoneve (TOS) për menopauzë lidhet me kancerin e gjirit. 




0 0

Një analizë e botuar në revistën prestigjioze shkencore “The Lancet” tregon se ekziston një lidhje midis përdorimit të trajtimit të bazuar në hormone dhe rritjes së rrezikut të zhvillimit të kancerit të gjirit. Pra, çfarë duhet të bëjmë? Le të përpiqemi të jemi të qartë.

Studimi i mbi 100,000 grave

TOS është një trajtim i bazuar në ato hormone që gjatë jetës pjellore janë prodhuar nga vezoret dhe të cilat, me hyrjen në menopauzë, ndalojnë të sintetizohen, duke shkaktuar pasoja pak a shumë të dukshme. Autorët e analizës së re kanë ekzaminuar të gjitha studimet e kryera midis viteve 1992 dhe 2018 që synojnë të vlerësojnë ndikimin e terapisë për zëvendësimin e hormoneve tek kanceri i gjirit. Në përgjithësi, këto studime kishin përfshirë mbi njëqind mijë gra: nga këto, rreth gjysma kishin përdorur më parë ose ishin ende duke përdorur trajtim me hormone. Kohëzgjatja mesatare e trajtimit ishte shumë e gjatë: dhjetë vjet tek gratë që merrnin akoma ilaçe dhe shtatë tek gratë që i kishin ndaluar..

Rreziku rritet me rritjen e kohëzgjatjes

Duke ekzaminuar të gjitha të dhënat, ekspertët zbuluan se të gjitha llojet e TOS, me përjashtim të hormoneve estrogjen që bëheshin në mënyrë vaginale, të tjerat shoqëroheshin me një rrezik të shtuar të kancerit të gjirit. Rreziku u rrit me zgjatjen e kohëzgjatjes së trajtimit. Jo vetëm: ishte gjithashtu më i lartë te gratë që morën progestogjene së bashku me estrogjenet. Autorët llogaritën që, në kampionin e ekzaminuar, rastet e kancerit të gjirit të moshës 50 deri në 70 vjeç ishin rreth 63 në 1mijë gra të prekura,  në mesin e atyre që nuk kishin marrë kurrë hormone. Jo vetëm kaq: ata gjithashtu panë që rreziku u rrit me 7.2% për gratë që kishin marrë vetëm trajtime me estrogjene dhe me 9-10% për TOStë vazhdueshëm me estrogjene dhe progestinë. Gjysma e rrezikut ishte e përqendruar në pesë vitet e para, pjesa tjetër në 15 vitet e ardhshme dhe ishte më i madh në trajtimet afatgjata. Dijetarët gjithashtu kanë vërejtur se shanset për t’u sëmurur ishin minimale nëse terapia e zëvendësimit të hormoneve ishte përdorur për më pak se një vit ose bazohej në estrogjenin vaginal, i cili nuk arrinte në qarkullimin e gjakut.

Nuk ka nevojë për alarm

Sidoqoftë, sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Menopauzës, nuk ka arsye pse të shqetësoheni. Në fakt, përfundimet e analizës nuk janë të reja për ekspertët. Ndër të tjera, regjimet hormonale terapeutike të studimeve të ekzaminuara janë të ndryshme nga regjimi normal. Në thelb, për ekspertët, raporti kosto-përfitim i terapisë së zëvendësimit të hormoneve duhet të vlerësohet gjithnjë nga rast pas rasti, duke marrë parasysh jo vetëm ndikimin në rrezikun e kancerit të gjirit, por edhe përfitimet në sistemin kardiovaskular dhe osteoporozën, si dhe në cilësinë e jetës.

Lexo edhe: Deodorantët dhe kanceri i gjirit? A ekziston vërtet një lidhje?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X