Një në tre gra mund të shpëtojnë pa u prekur nga kanceri i gjirit nëse bëjnë këto veprime

Një në tre raste të kancerit të gjirit mund të parandalohet me ndryshime të thjeshta në stilin e jetesës, thotë një raport i ri.




0 0

Studiuesit nga Klinika Mayo në Jacksonville, Florida, thonë se forma më e lehtë e parandalimit për gratë është të hanë shëndetshëm, të bëjnë më shumë ushtrime dhe të pinë më pak alkool.

Ata zbuluan se humbja e peshës mund të zvogëlojë rrezikun e grave për më shumë se gjysmën prej tyre dhe ndërprerja e alkoolit mund të parandalojë gati 10% të rasteve të kancerit të gjirit.

Kanceri i gjirit është vrasësi numër një i grave midis moshës 20 deri 59 vjeç dhe shanset mund të duken alarmante, por ekipi rendit disa hapa që gratë mund të ndërmarrin vetë për të ulur rrezikun nga prekja e kancerit,

Kanceri i gjriit është shkaku i dytë kryesor i vdekjes nga kanceri tek gratë, pas kancerit të mushkërive. Kanceri i gjirit ndodh gjithashtu tek burrat por shkalla e prekjes është më pak se 1 %.

Për raportin e ri, ekipi shqyrtoi një punim të përbashkët për vitin 2018 nga Fondi Botëror i Kërkimit të Kancerit dhe Instituti Amerikan për Kërkime të Kancerit se si faktorë të caktuar jetese ndikojnë në rrezikun e zhvillimit të kancerit.

Studiuesit zbuluan se gratë pas menopauzës kanë dy herë më shumë gjasa të diagnostikohen me kancer të gjirit nëse janë obezë.

Një arsye mund të jetë për shkak të niveleve të estrogjenit. Pas menopauzës, estrogjeni prodhohet kryesisht nga indet e dhjamit, duke bërë që gratë më të shëndosha të kenë nivele më të larta të estrogjenit në gjak sesa gratë e dobëta.

Një studim i vitit 2011 nga zbuloi se gratë që kanë nivele më të larta të estrogjenit kanë një rrezik të rritur nga kanceri i gjirit.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve vlerëson se vetëm aktiviteti fizik mund të parandalojë një në tetë raste të kancerit të gjirit.

Ekipi shton se stërvitja e përditshme shkon krah për krah me ushqyerjen e mirë.

Një studim i vitit 2017 nga Projekti për Azhurnimin e Kancerit zbuloi se gratë që hanin më shumë perime, si brokoli dhe asparagus, kishin një rrezik më të ulët të kancerit të gjirit.

Studiuesit gjithashtu zbuluan se alkooli është një shkaktar i kancerit që është përgjegjës për më shumë se 6% të rasteve të kancerit të gjirit.

Që atëherë, studime të shumta kanë deklaruar se gratë që pijnë nga dy deri në tre pije alkoolike në ditë, rrisin rrezikun e kancerit të gjirit për 20%.

Hulumtimi do të paraqitet në Takimin Vjetor të “The North American Menopause Society” në Chicikago midis të mërkurës, 25 shtator dhe të shtunën, 28 shtator.

Lexo edhe: Kanceri i gjirit pas lindjes – Faktorët që rrisin rrezikun për nënat e reja






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X