Deodorantët dhe kanceri i gjirit? A ekziston vërtet një lidhje?

Lajmi se përdorimi i deodorantëve mund të rrisë mundësinë e zhvillimit të kancerit të gjirit ka qarkulluar në rrjet për një kohë të gjatë dhe gjen hapësirë ​​të madhe tani që është nxehtë.




0 0

Herë pas here, faji i vihet aluminit ose parabenëve që gjenden në këto produkte, të cilat shoqërohen me një efekt kancerogjen. Por a është kjo e vërtetë? Në të vërtetë nuk ka të dhëna shkencore që mbështesin lidhjen midis përdorimit të deodorantëve dhe kancerit të gjirit.

Përbërësit në deodorant

Hipotezat që kontribuan në përhapjen e lidhjes midis deodorantëve dhe kancerit të gjirit janë të ndryshme. Një pjesë e përgjegjësisë i atribuohet komponimeve të aluminit të pranishëm në deodorantët për shkak të aftësisë së tyre për të bllokuar gjëndrat e djersës dhe për të kufizuar riprodhimin bakterial dhe erërat që dalin prej tyre. Në fakt ishte hipotezuar që këto komponime, pasi të përvetësohen përmes lëkurës, mund të modifikojnë receptorët për estrogjenet, hormonet seksuale përqendrimi i të cilave ndikon në zhvillimin e tumoreve të gjirit në indet e gjirit, duke rritur kështu rrezikun për t’u prekur.

Fondacioni  Airc e përjashton si mundësi

Aktualisht, nuk ka asnjë provë që të tregojë se alumini që përmbajnë deodorantët mund të arrijë në gjëndrat e qumështit në sasi të konsiderueshme. Mund të lexohet gjithashtu në faqen e dedikuar të Fondacionit Airc për hulumtimin e kancerit: sasia e metaleve që arrin tek organizmi përmes ushqimit është shumë më e lartë se sa ajo që merret përmes lëkurës. Si pasojë, ekspertët besojnë se nuk ka asnjë lidhje të vërtetë midis aluminit tek deodorantët dhe kancerit të gjirit.

Paralajmërimi nga parabeni

Në raste të tjera, faji u jepet parabenëve, kimikateve me veti të ngjashme me estrogjenet që përdoren si konservues në produkte kozmetike të ndryshme dhe aditivë të ushqimit. Në këtë rast, ideja buron nga një studim i vitit 2004 që kishte provuar praninë e parabenëve në 20 kampione të indeve të kancerit të gjirit, duke konkluduar se këto substanca mund të kishin një efekt kancerogjen. Në thelb, megjithatë, nuk ka studime që tregojnë një marrëdhënie shkak-pasojë midis thithjes së parabenit përmes lëkurës dhe gjasave të zhvillimit të kancerit të gjirit. Pra deri tani nuk ka studime që e vërtetojnë atë me siguri.

Lexo edhe: Sa janë mundësitë që të prekemi nga kanceri i gjirit në shatztani?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X