Temperatura gjate daljes se dhembeve eshte nje mit apo nje e vertete?

0 0

Zakonisht fjalët që e shoqërojnë daljen e dhëmbëve janë me siguri kjo temperaturë ka lidhje me daljen e dhëmbëve. Por, a ka diçka të vërtetë në të? Cilat janë sipmtomat e vërteta të cilat tregojnë fillimin e daljes së dhëmbëve të qumështit?
Konkluzionet e nxjerra nga mjekët pediatër flasin për simptomat që tregojnë fillimin e përgatitjes së daljes të dhëmbëve, për të paktën 70% të fëmijëve, te cilat janë 3:
– Skuqja e gingivave ( mishrave ).
– Irritimi i fëmijës.
– Rritja e sasisë së pështymës.
Më shumë siklet për fëmijët shfaq dalja e dhëmbëve, kryesisht ajo e dhëmbëve inçizivë, periudhë gjatë së cilës simptomat zbuten disi.
Po temperatura?
Vihet re kryesisht një rritje shumë e vogël e temperaturës, e cila mund të shkojë deri në 37.5 gradë, por jo më shumë ( mund të ndodhë e kundërta vetëm nëse ka një arsye tjetër ).
Për të qënë sa më të saktë, duhet theksuar se sipas një studimi amerikan shpërthimi i shumë dhëmbëve njëkohësisht do të shoqërohet me ethe, çrregullime të frymëmarrjes si edhe mungesë oreksi. E gjithë kjo gjendje shkaktohet nga stresi që fëmija përjeton në atë moment si edhe si pasojë e rënies së imunitetit ndaj infeksioneve.
Pra, nëse fëmija gjatë daljes së dhëmbëve shfaq temperaturë ju duhet të kontaktoni me mjekun për të parë nëse fëmija ka diçka tjetër që e shqetëson.
Cila është rradha e daljes së dhëmbëve?
– Nga muaji i 3-6-të dalin dhëmbët inçizivë ( prerës ) qëndrorë të poshtëm.
– Nga muaji i 5-7-të dalin dhëmbët inçizivë qëndrorë të sipërm.
– Nga muaji i 6-12-të dalin dhëmbët inçizivë anësorë të poshtëm dhe të sipërm.
– Nga muaji i 12-18-të dalin dhëmbët e parë molarë ( dhëmballët ).
– Nga muaji i 18-24 dalin dhëmbët kaninë ( të qenit ).
– Nga muaji i 24-30 dalin dhëmbët e dytë molarë.

Lexoni edhe: Si te qetesojme mishrat e dhembeve te femijeve?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X