Dalja e dhembeve te femijet, kur fillon dhe cilat jane shenjat me te zakonshme?

0 0

Daljen e dhëmbëve, çdo fëmijë e përjeton në mënyrën e tij. Për disa ky është një proces i gjatë dhe i dhimbshëm, për të tjerë është një histori që zgjat vetëm për një natë. Dalja e dhëmbëve zakonisht fillon rreth moshës 7 mujore, për disa në moshën 2-3 mujore, dhe për disa të tjerë në moshën 12 mujore. Shumë rrallë mund të fillojë më herët ose më vonë.
Shenjat më të zakonshme së daljes të dhëmbëve tek bebet janë:
– Skuqja e fytyrës dhe e mjekrës
Si pasojë e lagies së lëkurës nga jargët fëmija do të pësojë skuqje në fytyrë. Për të parandaluar këtë, fshijeni shpesh bebin që lëkura të mbetet e thatë dhe vendosni një peshqir ose napë në gjoks gjatë gjumit. Nëse në ndonjë vend shfaqet një tharje e lëkurës, e lyeni me krem.
– Pak kollë
Pështyma e tepërt shkakton kollë. Mos u shqetësoni nëse bebi nuk ka ndonjë shenjë tjetër ftohjeje apo alergjie. Bebi vazhdon të kollitet me qëllim edhe më vonë, sepse i duket si një lojë me zërin.
– Kafshimi
Bebi kafshon çdo gjë që i zë dora, që nga duart e tij, gjirin që e ushqen, gishtin e ndonjë të panjohuri, sepse kjo lehtëson dhimbjen dhe presionin që ushtron dhëmbi në mishrat e dhëmbëve.
– Dhimbja
Ka bebe që kanë mjaft dhimbje dhe të tjerë që nuk paraqesin asnjë lloj dhimbje.
– Irritimi
Dhimbja e vazhdueshme bën që bebi të ndryshojë dhe të irritohet, ashtu si një i sëmurë me dhimbje të vazhdueshme.
– Mospranimi i ushqimit
Bebi duket i uritur, por sa fillon të thithë dhimbja dhe sikleti shtohet, ai shkëputet nga gjiri apo shishja, të cilat i donte aq shumë më parë. Kjo gjë përsëritet gjithë kohën dhe bebi gjithë kohën do të ushqehet, por më pas nuk pranon, situatë e cila e streson jashtë mase.
– Jashtëqitja e ujshme
Daljet jashtë më të holla mund të shkaktohen nga sasia më e madhe e pështymës që prodhohet dhe gëlltitet. Por nëse bebi del hollë për më shumë se dy herë, duhet të konsultoheni me mjekun pediatër.
– Temperatura 37-38 gradë
Mjekët nuk e pranojnë, por shpesh dalja e dhëmbëve shoqërohet me teperaturë, si rezultat i përskuqjes në vendin e daljes të dhëmbit. Konsultohuni me pediatrin nëse temperatura vazhdon për më shumë se 3 ditë.
– Çrregullimet e gjumit
Shpesh nga dhimbja e dhëmbëve fëmijës i trazohet edhe gjumi.
Fryrja e mishrave të dhëmbëve
Këshillohen kompresa të ftohta për të ulur sikletin që fëmija ndien.
– Tërheqin veshët ose fërkojnë mollëzat
Shpesh dhimbja e dhëmbëve shpërndahet në veshë dhe mollëza dhe bebi tërheq veshët ose fërkon mollëzat herë pas here.
– Duan të përtypen gjithë kohën
Për të pakësuar dhimbjen ata duan të ushtrojnë presion mbi mishrat e dhëmbëve. Për këtë mund të jepen banana të ngrira, akull i futur në një napë, lodra plastike etj. Edhe thjesht një fërkim i mishrave dhe me të ai lehtëson dhimbjen. Gjithashtu edhe një fetë molle e ftohtë e mbështjellë me një napë mund të ketë efekt qetësues, nëse e vëmë mbi zonën e acaruar për pak minuta.
– Duan të pijnë lëngje të ftohta.
– Duan të hanë gjëra të ftohta.
– Kur asgjë nuk e ul dhimbjen:
Mund të përdorni Paracetamol. Ai është medikamenti i vetëm që qetëson dhimbjet e daljes së dhëmbëve.
Për daljen e dhëmbëve të bebit është folur nëpër shekuj. Që në shekullin e 14-të, dijetari i madh Hipokrati shprehej: dalja e dhëmbëve tek fëmijët shoqërohet me temperaturë, kruarje të mishrave dhe diarre, sidomos kur del dhëmbi i syrit. Dhëmbët e foshnjërisë janë shumë të rëndësishëm për dhëmbët e përhershëm të fëmijës. Dhëmbi i parë i del bebit rreth muajve 5-7-të dhe e ndihmon atë të përtypë dhe të flasë. Dhëmbët e parë që dalin janë dy dhëmbët e mesit poshtë, pastaj ata të mesit lart, pastaj dhëmbët anash tyre, fillimisht poshtë dhe pastaj prapë lart. Zakonisht dalja e dhëmballëve çan një enë gjaku në mish, që i merakos prindërit për shkak të ngjyrës së saj të mavijosur në gojë. Me plasjen e dhëmbit mund të shkaktohet pak gjakrrjedhje në gojë, por kjo është krejt normale.

Lexoni edhe: Pse dalja e dhembeve nuk shkakton temperature te larte?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X