Të vjellat e fëmijës nuk janë për tu shqetësuar nëse nuk përsëriten në mënyrë kronike, pasi ndonjëherë trupi ka nevojë të shkarkojë ushqime të padëshirueshme apo të dëmshme. Por nëse fëmijët vjellin në mënyrë të shpeshtë, ai do ta ketë të pamundur të marrë vlerat ushqyese që i nevojiten, ndaj kjo gjë mund të shkaktojë problem për ta.
Nga se shkaktohen të vjellat te fëmijët?
Këtu janë disa nga arsyet më të zakonshme që provokojnë të vjellat te fëmijët.
- Gripi i stomakut: Të vjellat janë simptoma të zakonshme të gastroenteritit ose gripit të stomakut.
- Refluksi: Refluksi bën që ushqimi të lëvizë në anë të kundërt duke shkaktuar të vjella.
- Helmimi nga ushqimi: Helmimi nga ushqimi i ndotur me baktere, viruse apo toksina të tjera e detyron trupin të vjellë në mënyrë që të nxjerrë ushqimin e dëmshëm.
- Parazitët e stomakut: Ndonjëherë të vjellat mund të shkaktohen nga parazitët që gjenden në stomakun tonë.
- Stresi: Shpesh stresi dhe mungesa e gjumit shkaktojnë irritim stomaku dhe të vjella.
- Probleme me tretjen: Mostretja apo dyspepsia mund të shkaktojnë të vjella.
- Lëndimet: Fëmija mund të fillojë të vjellë pasi ka pësuar një lëndim, një goditje në kokë apo stomak.
Simptomat kur fëmijët kanë të vjella:
Disa nga simptomat që shoqërojnë të vjellat te fëmijët janë:
- Letargjia;
- Çrregullime humori;
- Dhimbje koke;
- Dhimbje në zonën abdominale;
Këto simptoma do të zhduken menjëherë pas ndalimit së të vjellave por nëse ato vazhdojnë, është e nevojshme një vizitë nga mjeku.
Si trajtohen të vjellat?
Të vjellat nuk kanë nevojë për trajtim nëse ato nuk fshehin ndonjë problem tjetër më të rëndë. Sipas “American Academy of Pediatrics” pas të vjellave rekomandohet një terapi ri-hidratimi oral dhe pas kësaj fëmija mund të vazhdojë ushqyerjen me dietën e tij të zakonshme. Megjithatë për rastet e rënda doktorët mund tu japin fëmijëve antiemetik për të ndaluar të vjellat.
Lexoni dhe: Krimbat e zorrëve te femijet, si t’i trajtojmë?
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu