Refluksi është tepër normal tek bebet e vogla por për nënën mund të kthehet në diçka tepër shqetësuese. Ky është një problem tipik i muajve të parë të jetës, kjo pasi deri tani stomaku i fëmijës kishte marrë ushqim vetëm nga nëna, e tani fillon të marrë një ushqim ndryshe, pra qumështin. Duke qënë se fëmija shpesh vazhdon të pijë edhe në mënyrë instiktive, pra nuk njeh limit, mund të pijë sasi më të mëdha qumështi, të cilat kthehen mbrapa bashkë me pështymën.
Cilat janë shkaqet e refluksit?
Ato janë të ndryshme. Fëmija mund të ketë refluks më shumë se 1 herë gjatë ditës dhe kjo e shqetëson dhe e frikëson edhe më tepër nënën e re. Ky problem nuk shfaqet vetëm në rast se fëmija ka pirë një sasi më të madhe qumështi nga sa kishte nevojë, kjo mund të ndodhë edhe si pasojë e paaftësisë së stomakut të tij (nuk është maturuar mjaftueshëm) për të tretur të gjithë ushqimin e marrë.
Si duhet të veprojmë?
Para së gjithash na duhet t’ju themi se fëmija nuk duhet të lëvizet shumë shpesh pasi ka pirë, duke theksuar gjithashtu se duhet të mbahet sa më shumë të jetë e mundur në pozicion vertikal pasi ka pirë. Qëndrimi në pozicion të gabuar mund të shkaktojë mbytje tek ai. Disa fëmija nuk shfaqin simptoma të tjera pasi kanë vjellë e megjithatë kjo nuk i pengon disa fëmijë të tjerë të ndihen keq. Ju nuk duhet të trajtoni absolutisht refluksin si një sëmundje. Gjatë gjumit duhet të kujdeseni që fëmija të mos jetë plotësisht shtrirë, pra koka e tij duhet të jetë më lart se trupi. E njëjta gjë duhet të ndodhë edhe ndërsa fëmija është në karrocë. Me kalimin e kohës refluksi do të zhduket në mënyrë spontane. Deri në muajin e 5-6 refluksi mund të bëhet pjesë e jetës së fëmijës, dhe më pas do të largohet me fillimin e ushqimeve të ngurta. Gjatë pirjes fëmija nuk duhet të jetë në pozicion horizontal dhe mund të bëni pushime herë pas here duke i lejuar të gromësijë edhe gjatë pirjes së një vakti, pra jo vetëm në fund.
Lexoni edhe: Refluksi, eshte vertet nje mit qe nuk duhet t’i kushtojme rendesi?
Por edhe: Regurgitimi & refluksi tek bebet, simptomat, shkaqet dhe si ta trajtojme?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu