Çfarë do të bënit nëse fëmija juaj do të ishte duke vuajtur nga një sëmundje serioze dhe e vetmja gjë që mund t’i qetësonte sadopak dhimbjet e tij nuk lejohet të përdoret në shtetin ku juve jetoni?
Dy vjeçarja Jaelah Jarger ka epilepsi dhe trupi i saj i vogël tronditej nga më shumë se 30 kriza në ditë. Prindërit e saj i kishin provuar të gjitha ilaçet e miratuara nga “Food and Drug Administration” por asgjë nuk kishte funksionuar.
“Sa herë që ajo kalonte një krizë më dukej sikur po shikoja një pjesë të jetës së saj që largohej prej trupit”, thotë babai i saj Jade Jerger.
“Të thuash e pashpresë nuk ke thënë asgjë për gjëndjen në të cilën ndodhesha”, thotë Lelah, nëna e vajzës.
Pas dështimit të kurave të miratuara familja Jergeri iu drejtua internetit për të zbuluar një kurë alternative. Ata zbuluan që ekzistonte një ekstrakt i nxjerrë nga bima e kanabisit e quajtur “Cannabidio” ose CBD për të cilin thuhej se mund të kuronte skizofreninë, ankthin, kancerin dhe epilepsinë.
Sipas Jergersave impakti i CBD-së ishte i menjëhershëm. Brenda një jave krizat e Jaelahs ishin larguar. Ishte mrekullia për të cilën ata kishin ëndërruar.
Por më pas ata i treguan mjekut të tyre në Indianapolis (Indana) se çfarë kishin bërë. Dhe jo shumë kohë më vonë në derën e tyre u shfaqën shërbimet për mbrojtjen e fëmijëve. Ata kishin ardhur aty për të marrë vajzën, pasi është ilegale në Indiana t’i japësh nënprodukte të kanabisit një fëmje.
Pasi Jargersat e bënë publike historinë e tyre, Prokurori i Përgjithshëm i Indiana-s shkruajti një letër rekomandimi për shërbimin e mbrojtjes së fëmijëve ku thoshte se përdorimi i CBD nga të miturit është e ndaluar dhe u kërkonte atyre të zbatonin ligjin.
Autoritetet po i kërkonin çiftit ose ta linin vajzën e tyre të vuante ose të thyenin ligjin dhe të humbisnin kujdestarinë e vajzës.
Por publikimi i historisë nga NBC News bëri që shumë njerëz me influencë të sensibilizoheshin për të ndihmuar vajzën e vogël dhe së bashku ata “arritën të mundësonin” tërheqjen e akuzave nga shteti i Indianas, si dhe ndërkohë po punohet për miratimin e një ligji i cili do të lejojë përdorimin e CBD-së për kurimin e disa rasteve të rënda dhe të rralla epilepsie.
Lexoni dhe: Epilepsia dhe shtatezania
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu