Te jemi ne forme pas lindjes

0 0

Si te dobesohemi pas lindjes? Si te rikthehemi ne forme?
Rikthimi ne forme pas lindjes se bebes eshte nje proces afatgjate qe kerkon kohen e vet. Ky proces lidhet ngushte me gjendjen e fizikut, zakonet e jetes dhe metodat e renies nga pesha. Disa nga ju mund te kthehen ne forme brenda nje periudhe 6-mujore, nderkohe per disa te tjera ky process mund te zgjase disa vite.
Shumica nga ju gjate shtatzanise do te shtojne rreth 5-13 kg. Pesha juaj e tepert do te ulet gradualisht ne periudhen e gjidhenies, duke ju nenshtruar nje rregjimi ushqimor si dhe ushtrimit te aktiviteteve fizike.
Pas lindjes duhet te zhvilloni stervitjet e duhura. Qellimi i stervitjes nuk eshte vetem te pakesoje peshen e tepert, por edhe te riktheje elasticitetin dhe forcen e muskujve te trupit sidomos ne zonen e legenit. Stervitjet duhet te jene te lehta dhe jo shume te shpeshta.
Disa shprehi te gabuara me te cilat duhet te beni kujdes pas lindjes se bebes:
1-Konsumi i nje sasie te madhe ushqimi per te sjelle/shtuar qumeshtin e gjirit.
Disa nga ju merakosen per pamjaftueshmerine e qumeshtit te tyre dhe per kete arsye konsumojne teper ushqim. Por, ne fakt per gjidhenien ju duhen vetem ushqimet e duhura te pasura me vitamina dhe minerale. Pra, gjate kesaj faze kerkohet cilesi dhe jo sasi. Ju duhet te hiqni dore nga ushqimet me yndyre dhe shume kalori. Gjithashtu duhet te reduktoni konsumin e ushqimeve te skuqura dhe dhjamit.
2-Perdorimi i veshjeve te ngushta per renien nga pesha(korsete).
Gjate periudhes se shtatzanise, barku juaj eshte teper i tendosur dhe veshtire se mund te rikthehet me lehtesi ne elasticitetin e meparshem. Per shkak te shtatzanise dhe lindjes se bebes, legeni eshte zgjeruar shume dhe s’mund te kthehet ne formen origjinale brenda nje periudhe te shkurter.
Shume nga ju besojne se veshjet e ngushta mund te ndihmojne ne kthimin e menjehershem te linjes trupore. Ne fakt, veshjet e ngushta mund te shkaktojne persion te stomakut dhe do te kufizojne ngrenien e tepert, por ato s’mund te heqin dhjamin e trupit dhe nuk mund te shpejtojne kthimin ne forme pas lindjes.
3-Perdorimi i medikamenteve per uljen e peshes.
Nese ju po ushqeni femijen me gji, nuk duhet te perdorni ilace apo cajra per renien nga pesha, pasi ato mund te ndikojne ne cilesine e qumeshtit. Keto medikamente mund te thithen nga foshnja dhe mund te shkaktojne probleme ne melcine e bebes.
Lengu qe duhet te pini preferohet te jete uji natyral. Shmangni ujin e gazuar i cili permban shume kripera. Per te hequr urine mund te pini ne fillim te c’do vakti nje gote uje ne te cilen keni hedhur 3-4 pika limoni te fresket.
Disa keshilla te vlefshme qe te jemi ne forme pas lindjes:
-Hani gjithmone mengjesin
-Mos konsumoni torta, embelsira apo biskota
-Reduktoni sasine e bukes dhe brumerave(mund te hani deri ne 80 gram makarona ne dite)
-Gjate drekes dhe darkes perpiquni te merrni sa me shume proteina(preferohet te merren nepermjet mishit te pules dhe gjelit te detit)
-Mos konsumoni cokollata, fast-food dhe pije te gazuara)
-Konsumoni shume perime(evitoni karroten dhe kungullin)
-Nese keni uri midis vakteve mund te konsumoni fruta(evitoni pjeprin)
-Konsumoni shume uje ose caj pa sheqer
Mund t’ju vije ne ndihme:
Uji SAS. Ju mund te konsumoni 2 lt ne dite nga uji SAS i cili do t’ju ndihmoje te reduktoni peshen. Per pergatitjen e ujit SAS do t’ju nevojiten:
-2 lt uje natyral
-1 kokerr limon
-1 kastravec(trangull)
-1 xhinxher
-10 flete nenexhik
Pasi keni siguruar te gjthe perberesit, prisni ne feta te holla limonin dhe kastravecin dhe me pas i hidhni ne nje ene qelqi. Vendosini ne frigorifer per te pakten 13 ore. Konsumojeni sa here te keni etje gjate dites.
Caji jeshil. Konsumoni 4 filxhane caj jeshil pas sheqer ne dite pas tre vakteve ushqimore dhe nje filxhan para gjumit.
Vaji i linit. Sigurohuni te jete i nje cilesie te mire dhe i ruajtur ne kushet e duhura(ne te kundert nuk do te jape efekt). Konsumoni nje luge gjelle ne mengjes esell, 30-60 minuta para ushqimit.
Uthulla e molles (nese eshte e turbullt do te jete me cilesore). Hidhni nje luge gjelle uthull molle dhe nje luge mjalte ne nje gote me uje te vaket dhe konsumoheni esell ne mengjes.

Lexoni edhe: Rikuperoni, ushqeni dhe forconi trupin tuaj pas lindjes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X