Të gjitha nënat meritojnë të bëjnë pushime vetëm

0 0

 

Kujdesi për fëmijët me orar të plotë është sfidues dhe shpesh stresues për një nënë. Pra, këshilla që psikologët kanë për të gjitha nënat është: lejojini vetes pak pushim herë pas here. Kjo mund të lehtësojë stresin, të rigjenerojë energjitë dhe të jetë e dobishme për të gjithë familjen.

Të bëhesh një nënë ndryshon gjithë jetën

Si e ndryshon jetën tuaj me një fëmijë? Me siguri me lindjen e një fëmije, jeta nuk është më e njëjtë. Ritmet, zakonet ndryshojnë dhe shumë gjëra kalojnë në plan të dytë. Ajo që është e sigurt është se kujdesi për fëmijët tuaj me kohë të plotë është shumë i nevojshëm. Nuk është rastësi që thuhet se të jesh prind është puna më e bukur, por edhe më e vështirë në botë. E gjithë kjo ngarkesë mund të çojnë në njëfarë stresi.

Por ka një ilaç dhe rekomandohet nga psikologët. Nënat duhet të shkojnë vetëm me pushime.

Psikologët i këshillojnë të gjitha nënat që t’i lejojnë vetes të pushojnë vetëm herë pas here. Një mënyrë për t’u rigjeneruar dhe për t’u kthyer me më shumë fuqi për t’u përballur me angazhimet.

Por ju mund të kujdeseni për mirëqenien tuaj edhe në një mënyrë tjetër. Në fakt, nënat këshillohen të kenë të paktën një mëngjes të lirë në javë për t’ja kushtuar vetes: koha e lirë për të shkuar për shembull tek parukierja, estetistja, për t’ju përkushtuar një hobi etj.

Gjithashtu nuk do të ishte keq të gëzonit një ditë të lirë në muaj, për të mbushur bateritë!

Stop ndjenjës së fajit

Kujdes nga fajësia! Nuk keni pse të mendoni se po tregoheni egoiste nëse i lejoni vetes kohë të lirë, sepse një pushim ibën  mirë nënës, por edhe pjesës tjetër të familjes. Pra, mos kini frikë të kërkoni ndihmë, ndoshta nga gjyshërit apo të tjerë të afërm. Të jesh nënë nuk do të thotë të heqësh dorë nga vetja. Ne jemi nëna, por ne jemi gjithashtu gra.

Lexo edhe: Per nenat nuk vijne kurre pushimet verore

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X